Home / Sport / EURO 2012: Franca e Anglia jane te uritura per te marre 3-pikeshin e pare

EURO 2012: Franca e Anglia jane te uritura per te marre 3-pikeshin e pare

Sot luhen ndeshjet e dyta per grupin D, ku Ukraina kryesuese pret Francen ne Donetsk, ndersa Suedia pa asnje pike pret “Luanet” e uritur te Anglise ne Kiev.

Ukraina gati te mbroje kreun pa Sheven, ndersa Suedia luan shansin e fundit per te qendruar ne finale

Sot luhen ndeshjet e dyta per grupin D. Ukraina do te prese ne “Donbass Arena” te Donetskut Francen ne oren 18:00. Kryesuesit e grupit kerkojne te perserisin mrekulline si ndaj Suedise, ndersa Franca kerkon fitoren me cdo kusht per te hedhur hapin drejt cerekfinaleve. Suedia pas humbjes ndaj Ukraines kerkon pike ndaj Anglise. Djemte e Hamrenit jane te karikuar pasi edhe historia i favorizon ndaj anglezeve. Hodgson e di mjaft mire qe do te jete e veshtire marrje e 3 pikeshit ne Kiev mbremjen e sotme. Per Angline, Suedia ka qene nje “kafshate e pakapercyeshme” vitet e fundit. Mirepo “Tre Luanet” jane te vendosur te sulmojne me shume ne kete ndeshje, e cila do te luhet ne “NSK Olimpijskyj” te Kievit ne oren 20:45.

Ukraine – France 18:00
Djemte e Oleg Blokhin e nisen mjaft mire Euro 2012 duke mundur Suedine ne ndeshjen e tyre te pare ne grup, nderkohe qe “Gjelat” kane nevoje vitale per 3 piket pas barazimit me Angline. Franca do te luaje ne sulm ne kete ndeshje qe nga starti, duke tentuar te zoteroi mbajtjen e topit. Ndersa Ukraina pritet te rreshtohet ne mbrojtje me shume se sa ne ndeshjen e shkuar ndaj Suedise. Tekniku Blokhin pritet te sakrifikoje nje sulmues ne menyre qe te kete nje alternative me shume per mesfushen, e cila do te tentoje te frenoje Francen. Sheva mund te mos aktivizohet ne ndeshjen ndaj Frances , pasi 35 vjecari luajti 80 minuta ndaj suedezeve dhe gjendja e tij fizike nuk eshte aspak e mire. Mediat ukrainase raportojne gjithashtu se Shevchenko eshte perfshire ditet e fundit ne nje aksident automobilistik, por pa u demtuar. Ruslan Rotan pritet te jete ne formacion ne detyrat e mesfushes meqenese Blokhin kerkon te luaj me nje surmes me pak. Blanc ka vendosur serish te mos rrezikoje me mesfushorin e Rennes, Yann M’Vilan, duke mos e aktivizuar ndeshjen e sotme. Ne vendin tij do te jete Alou Diarra. Formacioni i “Gjelave” pritet te mos kete shume surpriza, ku ne fushe do te rreshtohet e njejta njembedhjeteshe qe luajti ndaj Anglise. Gjithsesi stoli i Frances ka mjaft alternativa qe Blanc duhet t’i shqyrtoje seriozisht. Hatem Ben Arfa dhe Marvin Martin, te cilet u aktivizuan vetem pjesen e dyte te takimit ndaj Anglise, kane shenuar nga nje gol ne miqesoren e nje viti me pare ndaj Ukraines. Giroud mund te jete gjithashtu nje zgjedhje sebashku me Laurent Koscielnyn, nje mbrojtes mjaft i mire dhe i shpejte.

Formacionet e mundshme
Ukraina:
Pyatov, Husyev, Khacheridi, Mykhalyk, Selin, Tymoschchuck, Rotan, Nazarenko, Konoplyanka, Yarmolenko, Voronin.
Franca: Lloris, Debuchy, Rami, Mexes, Evra, Cabaye, M’Vila, Malouda, Nasri, Benzema, Ribery.

Suedi – Angli 20:45
Nje humbje mund ta eliminoje perfundimisht skuadren e Erik Hamrenit nga Euro 2012, duke kujtuar ketu humbjen ndaj Ukraines 2-1 ne ndeshjen e pare. Per Roy Hodgsonin, Suedia i sjell kujtime te mira ku ai ka fituar 7 kampionate ne vendin nordik. Zedhenesi i perfaqesueses suedeze, Hans Hultman, ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do te jete i gatshem te startoje ndaj Anglise edhe pse mungoi ne disa seanca stervitore qe u zhvilluan te merkuren. Erik Hamren ka vendosur te hedhe ne linjen e pare te sulmin Johan Elmanderin ne vend te Markus Rosenbergut, i cili luajti ndaj Ukraines. Elmanderi eshte rikuperuar plotesisht nga demtimi dhe i eshte kthyer seancave stervitore te rregullta qe dy dite para ndeshjes se Kievit ndaj Ukraines. Surpriza ne formacionin startues te Suedise eshte Rasmus Elm, i cili do te zevendesoje lojtarin me eksperience Anders Svenssonin. Partneri i tij ne qendren e mesfushes do te jete Kim Kallstrom. Nga ana tjeter, Roy Hodgson pritet te mos beje aspak ndryshime nga formacioni startues, i cili barazoi ndaj Frances. Danny Welbeck do te jete zgjedhja e vijes se pare te sulmit, i ndihmuar nga Ashley Young. Nderkohe James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain do te mbajne vendet e tyre ne njembedhjeteshen e Anglise. Hodgson edhe pse shprehu shqetesimin e tij lidhur me lodhjen e skajshme te dyshes se mesfushes Parker-Gerrard, duket se nuk ka ndermend aspak t’i ule ata ne stol. Megjithate Jordan Henderson dhe Phil Jones do te jene te gatshem nga stoli ne rast se mesfushoret veterane tregojne shenja te tjera lodhjeje.

Formacioni i mundshem
Suedia:
Isaksson, Lustig, Mellberg, Granqvist, Martin Olsson, Svensson, Kallstrom, Larsson, Ibrahimovic, Toivonen, Elmander.
Anglia: Hart, Johnson, Terry, Lescott, Cole, Milner, Gerrard, Parker, Oxlade-Chamberlain, Young, Welbeck.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *