Home / Sport / Euro 2012 hapet me barazim

Euro 2012 hapet me barazim

Euro 2012 ka hapur zyrtarisht tiparin dje me ndeshjen e parë të Grupit A, atë mes Polonisë dhe Greqisë të përfunduar në barazimin 1-1. Pas një ceremonie madhështore, dy skuadrat kanë zbritur në fushë duke dhuruar një spektakël të njëjtë me emocione të shumta.

Kanë qenë polakët që kanë gjetur të parët rrugën e rrjetës me anë të Levandovskit që në minutën e 17-të të sfidës, ndërsa më pas kanë provuar që të luajnë në kundërsulm duke shfrytëzuar hapësirat që Greqia linte në prapavijë.

Taktika e tyre ndihmohet edhe nga fakti që në minutën e fundit të pjesës së parë, mbrojtësi Sokratis Papastatopulos ndëshkohet me karton të kuq dhe lë Greqinë me 10 lojtarë.

Por grekët nuk dorëzohen dhe duke luajtur me të njëjtën këmbëngulje si 8 vite më parë kur u shpallën Kampionë Evrope, arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 51-të, falë golit të zëvendësuesit Dimitris Salpingidis, që shfrytëzon një pakujdesi të mbrojtjes vendase për të dërguar topin në rrjetë.

Greqia ka edhe shansin për të synuar tri pikët e plota në këtë sfidë, pasi në minutën e 70-të, portieri polak Vojçieç Szçzhesnji, u ndëshkua me karton të kuq pasi ndaloi në mënyrë të parregullt pikërisht Salipingidis.

Por një nga veteranët dhe heronjtë e vitit 2004, Giorgos Karagunis, gaboi nga pika e bardhe e 11-metërshit dhe gjuajtja e tij u prit nga portieri zëvendësues Przemislav Titon që arriti të siguronte pikën për vendin organizator.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *