Home / Sport / Euro 2012, sot luhen ndeshjet e Grupit D

Euro 2012, sot luhen ndeshjet e Grupit D

Sot nisin ndeshjet e Grupit D të Kampionatit Evropian të Futbollit, të cilat do të përballin Anglinë me Francën dhe Ukrainën me Suedinë.

Franca, pas 21 ndeshje pa humbje do te perballet me mbrojtjen e hekurt te Anglise ne Donetsk, ndersa Kievi do te prese dy perfaqesueset verdh e blu, Ukrainen vendase dhe Suedine.

E gjithe vemendja do te jete sot ne Ukraine, teksa ne dy qytetet me te rendesishme te saj do te zhvillohen ndeshjet e para per grupin D. Ne Donetsk Franca, e cila vjen pas 21 ndeshjesh pa njohur humbje do te perballet me Angline e Roy Hodgsonit ne mbremje, Me heret ne kryeqytetin Kiev, vendasit e Ukraines presin Suedine e Ibrahimovicit. Ndeshjet do te zhvillohen ne dy stadiumet me te medha te Ukraines. “Donbass Arsena” i Donetskut do te hape dyert ne oren 20:45 per sfiden mes dy favoriteve kryesore te grupit D, Francen dhe Angline, ndersa Ukraina dhe Suedia do te ndeshen ne “NSK Olympiskyj” te Kievit.

France – Angli 20:45

“Gjelat” kane arritur te mposhtin “Tre Luanet” ne ndeshjen e pare te grupit per evropianin qe u zhvillua ne Portugali tete vite me pare, por sot shume gjera kane ndryshuar qe nga ajo kohe. Franca do te vuaje mungesen e mesfushorit te Rennes, Yann M’Vilas, por tekniku Blanc ka ne dispozicion dy lojtare te tjere, Alou Diarran dhe Blaise Matuidi, te cilet jane rikuperuar nga problemet muskulore. Karim Benzema do te startoje ne vijen e pare te sulmit per francezet, ndersa ylli i Montpellies, Olivier Giroud do te jete i gatshem te ndihmoje perfaqesuesen e tij nga stoli. Mexes pritet qe te mbaje vendin e tij ne formacionin startues edhe pas kercenimit qe vjen nga mbrojtesi i Arsenalit Laurent Koscielny. Ne kampin anglez situata eshte krejt tjeter. Shume pyetje dhe paqartesia rreth formes se lojtareve, mungesave per shkak te demtimeve dhe problemeve muskulore, vazhdojne te mbajne duarlidhur teknikun Roy Hodgson. John Terry u rikthye ne stervitje te enjten pas problemeve muskulore dhe pritet te startoje perkrah Joleon Lescottit sebashku me Phil Jagielken qe do te asistoje nga krahet. Betejen per vijen e pare te sulmit duket se e ka fituar sulmuesi i Manchester United, Danny Welbeck, i cili me shume mundesi do ta detyroje Andy Carrollin te veshe uniformen e stolit per aq kohe sa Rooney te jete i pezulluar. James Milner pritet te startoje ne krahun e djathte te mesfushes ndersa me pikepyetje mbetet aktivizimi i Downing ne krahun tjeter, pasi Walcott dhe Chamberlain jane te gatshem per t’u perdorur ne nje loje me sulmuese.

Formacionet e mundshme

Franca: Lloris, Debuchy, Rami, Mexes, Evra, Cabaye, Diarra, Nasri, Malouda, Ribery, Benzema.

Anglia: Hart, Johnson, Terry, Lescott, Cole, Milner, Gerrard, Parker, Downing, Young, Welbeck

Ukraine – Suedi 18:00

Djemte e Blokhin duket se jane rikuperuar plotesisht prej atij helmimi qe paten perpara miqesores se fundit ndaj Turqise, ndersa Suedia beson se ne kete ndeshje do te arrije fitoren e katert radhazi ne ndeshjet nderkombetare. Tekniku i Ukraines ka konfirmuar se lojtaret e tij tashme gezojne shendet te plote pas atij episodi aspak te kendshem qe ndodhi ne miqesoren e fundit perpara startit te Euro 2012. Tymoshchuk dhe Voronin, te cilet ishin edhe lojtaret me te prekur nga helmimi, jane konfirmuar se do te jene te gatshem per te startuar ndaj suedezeve. Bolkhin pritet qe te beje nje sere ndryshimesh surprize per sfiden e sotme teksa Andriy Shevchenko mund ta nise ndeshjen nga stoli, per shkak te gjendjes se tij jo te mire fizike. Suedezet nga ana tjeter i kane shlyer te gjitha faturat mjekesore, teksa Elmander konfirmohet si i rikthyer ne skuader. Gjithsesi tekniku Erik Hamren do te marre nje vendim te vone se kush do te jete partneri i Zlatan Ibrahimovicit ne kete ndeshje. Ola Toivonen shenoi dhe luajti mjaft mire ne miqesoren ndaj Serbise, keshtu ai shihet si kandidati kryesor per te qene partneri i Ibras ne vijen e sulmit suedez, i ndjekur edhe nga Markus Rosenberg si nje mundesi e dyte. Kjo do te thote se suedezet nuk do te bejne shume ndryshime qe nga formacioni fitues ndaj Serbise.

Formacionet e mundshme

Ukraina: Pyatov, Husyev, Khacheridi, Mykhalik, Selin, Timoschchuk, Nazarenko, Konoplyanka, Yarmolenko, Devic, Voronin.

Suedia: Isaksson, Lustig, Melberg, Olsson, Granqvist, Elm, Svensson, Kallstrom, Larsson, Toivonen, Ibrahimovic.

Me fushen, Polaket tallen me Angline

Penalltite kane qene gjithmone nje mallkim ne kompeticionet e medha per Angline, aq sa organizatoret polak kane menduar qe per kombetaren e Hodgson do te ishte me mire qe te mos sterviteshin fare per goditjen e tyre. Ne qendren stervitore te “Tre Luaneve”, punonjesit e fushes ne Krakove kane harruar te vizatojne piken e bardhe brenda ne zonen e rreptesise. Nje ngaterrese kjo qe duket se ka irrituar trajnerin e Anglise Roi Hodxhson, i cili ka debatuar ashper me punonjesit polak, te cilet per momentin e kane zgjidhur pjeserisht problemin, duke shenuar vetem ne njeren porte, piken e penalltise.

Bojkot nese rast racizmi

Kapiteni i Anglise, Steven Gerrard, ka pranuar se ai po merr ne konsiderate idene e terheqjes se skuadres nga fusha e lojes gjate ndeshjeve te Euro 2012 nese ndaj futbollisteve te perfaqesues angleze do te kete fyerje raciste. “Kemi folur me njeri-tjetrin rreth kesaj ceshtje. Nese na ndodh nje gje e tille, gjeja e pare qe do te bejme do te jete te ndalohemi dhe te flasim me gjyqtarin”, tha Gerrard, i pyetur nese do te bojkotohej ndeshja sic kishte sugjeruar Mario Baloteli. Anglezet kane 8 futbolliste me ngjyre ne radhet e tyre dhe ka pasur kercenime nga tifozet ukrainas se ata do te beheshin objekti fyerjesh raciste.

FA prenoton deshtimin

Me 20 qershor Anglia do te kthehet ne shtepi. Nuk eshte parashikim nga ndonje fallxhor, por vendimi i cuditshem i Federates Angleze te Futbollit e cila pa prenotuar fluturimin e kthimit te skuadres te nesermen e ndeshjes me Ukrainen, e fundit ne Grupin D te Evropianit. FA-ja nuk ka dashur ta komentoje vendimin duke u fshehur pas murit te quajtur “procedure standarde”. Procedure e cila nuk shpreh shume besim te skuadra e Hodgsonit, cka ka sjelle edhe reagimin e ish-mesfushorit te “3 Luaneve”, Alan Muleri: “Vendim i cuditshem, si lojtar nuk do te me kishte pelqyer fare”.

Polemika per peshen e Mexes

Ne France ka shperthyer ceshtja “Mexes”. Situata e qendermbrojtesit eshte ajo qe shqeteson me shume Francen, pasi mediat e kane cilesuar si shume te shendoshe futbollistin e Milanit. Per ta mbrojtur lojtarin eshte dashur nderhyrja e mjekut te kombetares, Fabris Briand, i cili ka thene. “Eshte e vertete qe pas demtimit, Mexes ka vene shume muskuj. Por dhjamerat trupore te tij nuk jane anormal per nje futbollist. Duket sikur eshte me i shendoshe, por e ka nga muskujt qe ka bere duke stervitur pjesen e siperme te bustit”.

Suedia, Ibrahimovic shfaq krenari prej kapiteni

Zlatan Ibrahimovic ka shijuar per here te pare fazen finale te nje turneu gjate Boterorit 2002 dhe tani, 10 vite me vone, pret me padurim te drejtoje kombetaren suedeze duke mbajtur ne krah shiritin e kapitenit te skuadres. “Jam krenar. Te marr pjese ne fazen finale te turneut si kapiten i skuadres, nuk besoj se ka me mire se kaq. Eshte nje pergjegjesi e madhe te drejtosh ekipin ne menyren se si do ti”, u shpreh sulmuesi para ndeshjes se Suedise perballe Ukraines ne Grupin D. Ndonese ai pritet te jete forca kryesore e sulmit per kombetaren e tij, Ibrahimovic eshte i lumtur qe 31 golat e shenuar nga Suedia ne kualifikuese, mbajne firmen e autoreve te ndryshem. “I kemi treguar te gjitheve se jane shume lojtare ne kete skuader te cilet mund te shenojne gola dhe te vendosin fatin e ndeshjeve. Ne mund te nderrojme edhe pozicionet ne fushe duke vazhdar te paraqitemi mire. Jemi munduar te balancojme mes roleve te numrit 9 dhe 10, ndersa kohet e fundit kam luajtur me mire si 10 (organizator). Te kater skuadrat e grupit jane te forta. Nuk e di nese njera mund te cilesohet favorite, por ndeshjet tona do te jene te gjitha te bukura. Duhet te tregohemi inteligjente dhe te marrim maksimumin”, deklaroi Ibrahimovic.

Hodgson: “Luani si ne Premier League dhe do ta mposhtni Francen”

Roy Hodgson i ka bere thirrje lojtareve te tij qe te luajne ashtu sic luajne ne Premier League nese duan qe ta mposhtin Francen. Ai shpreson shume qe skuadra e tij te luaje ashti sic luajne neper skuadrat respektive te Liges se Pare angleze. Hodgson tha: Shpresoj shume qe ata te jene ne gjendje te luajne ashtu sic kane bere edhe ne Premier League. Une i kam pare se si luajne ne skuadrat respektive ne Angli dhe ata jave pas jave kane dhuruar spektakel. Shpresoj shume qe ata te tregojne te njejten forme individuale ndaj Frances dhe ne vazhdim te gjithe turneut evropian. Une jam i ndergjegjshem qe do te jete e veshtire, pasi Franca vjen pas 21 ndeshjesh pa njohur asnje humbje. Ne i respektojme dhe i vleresojme mjaft lojtaret francez, por edhe lojtaret tane kane te njejten deshire dhe aftesi per te fituar.” Hodgson shprehu dhe respektin e admirimin e tij per teknikun francez laureat Blanc, por nuk beson se rekordi i tyre pa humbur ne 21 ndeshje radhazi do te mund t’i jape francezeve avantazh ne ndeshjen e sotme. “Eshte nje sfide me vete te ndeshesh per te fituar me nje skuader qe nuk njeh humbje pas 21 ndeshjesh. Por kur luan ne kompeticionet si Kampionati Evropian apo Kupa e Botes, te vish nga nje forme e mire apo e keqe nuk eshte aspak tregues per sukses. Cdo gje ka te beje se si lojtaret luajne ne nje nate te vetme apo se si i shfrytezojne rrethanat. Ne kemi respekt per Francen, por edhe lojtaret tane kane kualitetet e duhura per ta fituar ndeshjen.” Hodgson gjithashtu eshte i ndergjegjshem se Anglia ka qe ne 1966 pa fituar asnje kompeticion nderkombetar. Ai tha: “Nuk mund te akuzohemi ne qe vendi yne nuk fiton qe prej 66’-es. Nuk eshte e nevojshme qe kjo te na rikujtohet vazhdimisht. Ne kemi shansin si nje prej 16 skuadrave qe jane ketu sot, per te treguar se sa skuader e mire jemi. Une ju siguroj juve se ne do te japim me te miren ne fushen e lojes. Anglia eshte e detyruar te udhetoje nga Krakova e Polonise deri ne Ukraine per te zhvilluar ndeshjet e grupeve, por Hodgson nuk mendon se distanca e larget do te jete disavantazh per skuadren e tij. Ai shtoi: “Eshte dicka qe nuk i kam kushtuar rendesi. Udhetimet jane te planifikuara mire nga administratoret tane keshtu qe une i besoj atyre,” perfundoi tekniku anglez.

Blanc: France-Angli, jo vetem ndeshje!

Trajneri i Frances, Loran Blank, ka shfaqur kujdes para ndeshjes se perfaqesueses se tij kunder Anglise. Tekniku francez eshte i ndergjegjshem se Anglia eshte nje rival i forte, pavaresisht mungesave te rendesishme qe ka per shkak demtimesh apo pezullimesh.
“Ata nuk kane forcen e tyre te plote, por ajo qe me shqeteson me shume eshte menyra se si do te luajne. Do te na duhet te jemi jashtezakonisht shume te forte fizikisht ndaj tyre. Ndaj besoj se kjo do te jete nje ndeshje e veshtire. Anglia do te jape gjithcka ne kete sfide, pasi kur francezet vihen perballe anglezeve, loja kapercen kufirin e nje ndeshje nderkombetare. Por ne nuk i trembemi atyre me shume se cdo skuadre tjeter”, tha trajneri i perfaqesueses qe vjen ne turne me serine e 21 rezultateve pozitive radhazi, ku 15 prej tyre jane fitore.
Ndersa nje nga yjet e kesaj kombetareje, sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, mendon se ky eshte momenti i duhur per t’u perballur me anglezet qe kane shume mungesa.
“Po e jetojme kete Evropian dite pas dite. Tani objektivi yne i vetem eshte te mundim Angline pasi mes pezullimit te Runit dhe mungesave te Lampard, Kahill e Berri, na jepet nje shans shume i madh per te fituar. Ata do te mundohen te bejne nje ndeshje fizike, por ne jemi me te afte teknikisht dhe do te bejme maksimumin tone per te fituar”, tha Benzema.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *