Home / Sport / F1, Hamilton fiton në Kanada

F1, Hamilton fiton në Kanada

Luis Hamilton me MekLaren ka marrë fitoren e tij të parë në sezonin 2012 të Formula 1, duke zgjedhur strategjinë e duhur për të siguruar fitoren për herë të tretë në karrierën e tij në Çmimin e Madh të Kanadasë.

Ky rezultat, e bën britanikun kryesues të renditjes botërore për pilotë, duke qenë tashmë fituesi i 7-të në po aq gara të zhvilluara në këtë sezon spektakolar dhe të paparashikueshëm.

Britaniku ka përfituar nga strategjitë e gabuara të Alonso dhe Vetel, të cilët preferuan të qëndronin për një kohë të gjatë në pistë me të njëjtat goma. Ai zhvilloi një pit stop më të shpejtë dhe jo vetëm i arriti përsëri ato, por edhe i kaloi duke u shkëputur në xhirot e fundit të garës. Pas tij u renditën Groszhan me Lotus dhe Perez me Sauber, të cilët arritën të kalonin dy pilotët që kishin probleme me degradimin e gomave.

Vetel doli i katërti, pasi zgjodhi të ndryshonte gomat që në momentin kur u kalua nga Hemilton, duke dhuruar xhiro aq të shpejta sa për të arritur dhe kaluar Alonson. Ky i fundit, ndër të vetmit që zgjodhi strategjinë e gabuar të vetëm një ndërrimi gomash, nuk mori më shumë se vendi i pestë.

Pas tij u renditën Niko Rosberg (Mercedes), Mark Ueber (Red Bull), Kimi Raikonen (Lotus), Kamui Kobajashi (Sauber) dhe Felipe Masa (Ferrari).

KLASIFIKIMI PËR PILOTË

88 Luis Hamilton
86 Fernando Alonso
85 Sebastian Vetel
79 Mark Ueber
67 Niko Rosberg
55 Kimi Raikonen
53 Romen Groszhan
45 Xhenson Baton
37 Serxho Perez
29 Pastor Maldonado
21 Kamui Kobajashi
21 Pol Di Resta
15 Bruno Sena
11 Felipe Masa
7 Niko Hulkenberg
4 Zhan Erik Vernje
2 Mikael Shumaker
2 Daniel Riçiardo

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *