Home / Lajme / Rajon / FBI në Ballkan pas falsifikuesve të kartelave bankare

FBI në Ballkan pas falsifikuesve të kartelave bankare

27 qershor-Ekspertë dhe agjentë të FBI-së siç mësohet janë të pranishëm edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri dhe se ata po hetojnë dhe kërkojnë grupet kriminale të cilët janë përfshirë në këtë krim të organizuar përmes grabitjes së të dhënave kompjuterike të klientëve të bankave dhe kryerjen e grabitjeve bankare, përmes kartelave të falsifikuara.

FBI – Byroja Federale e hetimeve në SHBA është e pranishme së fundi në vendet e Ballkanit në kërkim të rrjetit ndërkombëtarë të falsifikimit të kartelave bankare.

Një zëdhënës i FBI theksoi sot se pas hetimeve njëmujore, në bashkëpunim me policitë e vendeve të rajonit janë arrestuar 24 kriminel ndërkombëtarë të përfshirë në falsifikimin e kartelave kreditore bankare, përmes të cilave grabisin llogaritë bankare.

Ekspertë dhe agjentë të FBI-së siç mësohet janë të pranishëm edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri dhe se ata po hetojnë dhe kërkojnë grupet kriminale të cilët janë përfshirë në këtë krim të organizuar përmes grabitjes së të dhënave kompjuterike të klientëve të bankave dhe kryerjen e grabitjeve bankare, përmes kartelave të falsifikuara.

Në këtë operacion të gjërë në bashkëpunim me policinë federale amerikane janë përfshirë 13 policitë e rajonit të Ballkanit dhe vendeve të tjera evropiane dhe nga kontinentet e tjera. Grupet e organizuara përmes këtij krimi të organizuar kanë arritur të përfitojnë miliona dollarë. Ditëve të fundit janë arrestuar gjashtë kriminel, një pjesë e të cilëve në Bosnjë, Bullgari, Gjermani dhe Norvegji.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *