Home / Lajme / Maqedoni / Festivali “Sharri këndon” sivjet në qiell të hapur

Festivali “Sharri këndon” sivjet në qiell të hapur

22 qershor-Sipas kryetarit, të festivalit “Sharri këndon”, Haki Fazliu, qëllimi ishte që këtë vit qytetarët të ndjejnë në një atmosferë më relaksuese këtë festival, po kuptohet me ndihmën e sponsorëve kryesor, të cilët kësaj radhe dolën në ndihmë, edhe atë Komuna e Tetovës dhe Ministria e Kulturës, që ky festival të jetë festë për qytetin tonë.

Në Tetovë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për mbajtjen e festivalit të njohur folklorik “Sharri Këndon”. Nga 27 e deri më 29 qershor në sheshin e qytetit “Iliria” mbahet edicioni i festivalit “Sharri këndon” 2012.Këshilli organizativ ka marrë qëndrim që festivali për dallim nga vitet paraprake, kësaj radhe të mbahet në sheshin e qytetit në qiell të hapur. Sipas kryetarit, të festivalit “Sharri këndon”, Haki Fazliu, qëllimi ishte që këtë vit qytetarët të ndjejnë në një atmosferë më relaksuese këtë festival, po kuptohet me ndihmën e sponsorëve kryesor, të cilët kësaj radhe dolën në ndihmë, edhe atë Komuna e Tetovës dhe Ministria e Kulturës, që ky festival të jetë festë për qytetin tonë. Fazliu theksoi se ky hap do të freskojë festivalin dhe këto ditë të nxehta vere, qytetarët do të ndjekin në ambient të hapur.Për këtë vit pjesëmarrjen kanë konfirmuar 12 shoqëri nga vendi dhe rajoni siç janë “Jeta e Re” nga Sllupçani, “Besa” nga Gostivari,” Jehona” nga Koroshishti, “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, “Shpëtimi” nga Medvegja, “Rapsha” nga Mali i Zi, “Jehona e Malësisë së Sharrit”-Tetovë etj. Komisioni i festivalit “Sharri këndon” ka bërë edhe përzgjedhjen e këngëve, valleve dhe riteve për secilën shoqëri, si dhe programin me të cilën do të paraqiten në këtë festival.Organizatorët janë duke bërë përgatitjet e fundit për pritjen e mysafirëve, ndërsa planifikohet që hapja e festivalit si çdo vit të bëhet me një defile të pjesëmarrësve nëpër rrugët e qytetit.Edhe këtë vit Ministria e Kulturës për këtë eveniment ka ndarë 5 mijë euro që aspak nuk janë të mjaftueshme por organizatorët shpresojnë se me anë të sponzorëve do të mbulojnë shpenzimet e këtij evenimenti

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *