Home / Lajme / Maqedoni / Festoni pa armë

Festoni pa armë

22 qershor-Muajt në vijim, pritet të jenë ende më problematike në këtë drejtim, kur kihet para sysh fakti se në Tetovë dhe rrethinë në vijim e sipër është periudha e dasmave, periudhë kjo e njohur për zhurmë të shpeshtuar në komunikacion si dhe krisje me armë zjarri nëpër ahengjet familjare.

Ardhja e verës sjell me vete edhe më shumë punë për të gjitha institucionet, në veçanti edhe për policinë. Tradicionalisht në Pollog kjo periudhw shfrytëzohet për ahengje të ndryshme familjare, dasma, syneti, fejesa dhe shumë gëzime tjera, të cilët jo rrallë herë përfundojnë jo me gazmend por me incidenteMe fillimin e sezonit të ahengjeve fillojnë edhe problemet. Vite me radhë në këto ahengje përdoren armë zjarri, fishekzjarr dhe mjete tjera piroteknike të cilët në shumë raste kanë sjellur edhe lëndime për pjesëmarrës në këto gazmende familjare. Së këndejmi policia e Tetovës ka dalur me një apel drejtuar banorëve të Tetovës që të përmbahen nga përdorimi i armëve nëpër këto festa. Policia thotë se në shumë raste viteve të kaluara ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike. “Për të mos u paraqitur këto raste edhe këtë verë Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelon tek të gjithë qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë zjarri si dhe me mjete të tjera, të cilët janë bërë një trend në manifestime familjare. Gjuajtje me armë është e ndaluar dhe sanksionohet me ligjin për prishjen e rendit dhe qetësisë publike me ku dënimet sillen prej 200 deri në 500 euro, por nuk përjashtohet edhe dënimi me burg që sillet nga një deri në 5 vjet”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës I policisë së Tetovës.Poashtu Josifovski, thotë se organizatori i dasmës duhet që të paraqet në polici manifestimin. Sa u përket fishekzjarreve, nëse dasmori vendos që të përdor të njejtat atëherë është i obliguar që për këtë të njoftojë Sektorin për Punë të Brendëshme ose nënstacionet policore në rajonin ku do të mbahet ahengu. E gjithë kjo sipas policisë me qëllim që organizatori të njoftojë organet policore për masat mbrojtëse për jetërat e nejrëzve, rrethinën dhe pasurinë materiale, pasi që gjatë viteve të kaluara në rajonin e Pollogut janë rregjistruar dhjetëra raste kur janë lënduar pjesëmarrësit në ahengje të ndryshme.Muajt në vijim, pritet të jenë ende më problematike në këtë drejtim, kur kihet para sysh fakti se në Tetovë dhe rrethinë në vijim e sipër është periudha e dasmave, periudhë kjo e njohur për zhurmë të shpeshtuar në komunikacion si dhe krisje me armë zjarri nëpër ahengjet familjare.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *