Home / Lajme / Maqedoni / FH: Shqetësime për demokracinë në Maqedoni

FH: Shqetësime për demokracinë në Maqedoni

6 qershor-Në fushën e demokracisë gjithashtu nuk ka vlerësime pozitive, duke u radhitur me notën 3.89. Freedom House bën të ditur se në krahasim me vitin e kaluar në Maqedoni nuk është shënuar progres në sistemin e drejtësisë, korrupsionit dhe fushave të tjera, ku janë evidentuar trende negative, ndërsa në lirinë e medias janë evidente shqetësimet më të mëdha.

Organizata ndërkombëtare “Freedom House” me seli në Uashington e radhit Maqedoninë në vendet me demokraci të pjesërishme.

Në raportin e publikuar “Vendet në Tranzit 2012” për liritë politike dhe qytetare në botë, Maqedonia vlerësohet mesatarisht me notat 3 – 4, në bazë të shkallës së vlerësimit që fillon prej 1 deri në 7.

Maqedonia më keq radhitet dhe ka vlerësime negative sa i përket lirisë së mediave, duke marrë notën 4,75. Vlerësim negativ ka marrë edhe Qeveria nacionale për punën e saj dhe politikat e udhëhequra.

Në nivelin e vlerësimit me notën 4 janë sistemi gjyqësor, korrupsioni dhe pushteti vendor, ku gjithashtu këto shifra janë shqetësuese.

Në fushën e demokracisë gjithashtu nuk ka vlerësime pozitive, duke u radhitur me notën 3.89. Freedom House bën të ditur se në krahasim me vitin e kaluar në Maqedoni nuk është shënuar progres në sistemin e drejtësisë, korrupsionit dhe fushave të tjera, ku janë evidentuar trende negative, ndërsa në lirinë e medias janë evidente shqetësimet më të mëdha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *