Home / Lajme / Maqedoni / Filloi ndërtimi i rretheve rrugore në Tetovë

Filloi ndërtimi i rretheve rrugore në Tetovë

18 qershor-“Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrethit me diametër 20 metro në kryqëzimin e rrugëve V.S “Bato” me rrugën “Braqa Milladinovi”, ku do të ndërtohen trotuarë dhe do të vendoset shtresë e re asfalti. Vlera totale për ndërtimin e këtij rrethi kap shifrën prej 5 milionë denarësh”, tha Pustina.

Ka filluar ndërtimi i dy rretheve në udhëkryqet kryesore në qytet, ndërsa është në procedurë ndërtimi i rrethit të tretë, kjo është bërë e ditur të hënën në konferencën për media nga zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina.

“Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrethit me diametër 20 metro në kryqëzimin e rrugëve V.S “Bato” me rrugën “Braqa Milladinovi”, ku do të ndërtohen trotuarë dhe do të vendoset shtresë e re asfalti. Vlera totale për ndërtimin e këtij rrethi kap shifrën prej 5 milionë denarësh”, tha Pustina.

Gjithashtu, kanë filluar punët për ndërtimin e rrethit në kryqëzimin e rrugëve V.S “Bato” me bulevardin “Liria”.

“Edhe ky rreth do të ketë diametër prej 20 metro, ndërsa investime kap shifrën prej 4 milionë e 500 mijë denarë. Përveç fillimit të ndërtimit të këtyre dy rretheve shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat dhe do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrethit të tretë tek bulevardi “Iliria”, respektivisht tek qendra tregtare Ramstor”, tha Pustina.

Sipas tij, ndërtimi i këtyre rretheve është projekt i komunë së Tetovës në kuadër të investime infrastrukturore dhe do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e komunikacionit në qytet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *