Home / Lajme / Maqedoni / Fillon afati i qershorit për “Bli shtëpi, bli banesë”

Fillon afati i qershorit për “Bli shtëpi, bli banesë”

1 qershor-Norma e interesit të kredisë banesore është e privilegjuar dhe është EURIBOR + 4,5 për qind pikë gjatë gjithë periudhë së pagesës. Kjo është mundësi e mirë, nënvizohet në kumtesën e sotme nga Ministria e Financave, që qytetarët ta shfrytëzojnë afatin e qershorit që të aplikojnë për kredi të subvencionuar banesore. Në këtë mënyrë qytetarët mund të marrin deri në 9.900 euro subvencion nga Qeveria për blerje të shtëpisë ose banesës.

Prej sot fillon afati i qershorit për aplikim për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”. Gjatë muajit qershor qytetarët do të mund të aplikojnë për kredi të subvencionuar banesore përmes projektit për njërin prej dy modeleve “Gjysmë këst” ose “Gjysmë pjesëmarrje”. Me modelin “Gjysmë këst”, Qeveria do të paguajë gjysmën e këstit mujor (kryegjëja dhe interesi) në 5 vitet e para nga pagesa e kredisë. Norma e interesit të kredisë banesore është gjithashtu e privilegjuar dhe është: 4,99 për qind për tre vitet e para, 5,5 për vitin e katërt dhe të pestë të pagesës. Me modelin “Gjysmë pjesëmarrje”, përkujtojnë nga Ministria e Financave, Qeveria do të paguajë 50 për qind nga pjesëmarrja për kredi për blerje të banesës ose për ndërtim të shtëpisë. Norma e interesit të kredisë banesore është e privilegjuar dhe është EURIBOR + 4,5 për qind pikë gjatë gjithë periudhë së pagesës. Kjo është mundësi e mirë, nënvizohet në kumtesën e sotme nga Ministria e Financave, që qytetarët ta shfrytëzojnë afatin e qershorit që të aplikojnë për kredi të subvencionuar banesore. Në këtë mënyrë qytetarët mund të marrin deri në 9.900 euro subvencion nga Qeveria për blerje të shtëpisë ose banesës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *