Home / Lajme / Maqedoni / Fillon projekti për siguri në shkollat e mesme

Fillon projekti për siguri në shkollat e mesme

19 qershor-Ajo theksoi se prej gjithsej 2.995 veprave të pastruara penale, 406 kanë qenë të kryera nga minorentë, gjegjësisht në to kanë qenë të përfshirë 643 minorentë. Sipas të dhënave të MPB-së, nga fillimi i këtij viti deri më tani janë regjistruar 61 incidente në afërsi të shkollave, prej të cilave 41 në shkollat e mesme dhe 20 në shkollat fillore.

Njëzet e nëntë shkolla të mesme nga nëntë komuna në Maqedoni do të jenë pjesë e projektit për siguri në shkolla, i cili u promovua sot në Shkup.

Projekti, i inicuar dhe mbështetur nga OSBE-ja, do të realizohet në shkollat e mesme në bashkëpunim me ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Arsimit dhe Shkencës, si dhe me autoritetet lokale në Shkup, Tetovë, Ohër, Strugë, Gostivar, Kërçovë, Manastir dhe Makedonski Brod.

Qëllimi i projektit është që t’i mbledhë profesorët, nxënësit, prindërit, policinë, shërbimet sociale dhe të gjithë anëtarët e tjerë të involvuar të shoqërisë, bashkarisht të punojnë në zgjidhjen e çështjes për sigurinë në shkolla, si dhe të sigurojë pjesëmarrje aktive të nxënësve dhe të krijojë ndjenjë të përgjegjësisë së përbashkët.

“Dhuna në shkolla mund të paraqesë kërcënim të vërtetë për sigurinë edhe të profesorëve dhe nxënësve, dhe mund ta dëmtojë mjedisin shkollor të sigurtë dhe produktiv”, deklaroi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Bret, duke shtuar madje se nga këto arsye është e domosdoshme që të punohet në zvogëlimin dhe shkatërrimin e saj.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska konsideron se kujdesi për të rinjtë është një prej detyrave kyçe ndaj të cilës, siç tha, duhet t’i qasemi me tepër seriozitet dhe përgjegjësi, për shkak se në të kundërtën statistikat e sjelljes devijante të të miturve mund të bëhen edhe më shqetësuese.

Ajo theksoi se prej gjithsej 2.995 veprave të pastruara penale, 406 kanë qenë të kryera nga minorentë, gjegjësisht në to kanë qenë të përfshirë 643 minorentë. Sipas të dhënave të MPB-së, nga fillimi i këtij viti deri më tani janë regjistruar 61 incidente në afërsi të shkollave, prej të cilave 41 në shkollat e mesme dhe 20 në shkollat fillore.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev konsideron se mjedisi i sigurtë për mësim është parakusht që nxënësit të ndjehen të sigurtë dhe të mund të fokusohen në mësim me ç’rast, siç tha, arsimi do ta arrijë qëllimin përfundimtar.

Në kuadër të projektit do të formohen ekipe të cilat do të punojnë në ngritjen e vetëdijes publike midis nxënësve, do të përgatiten rregullore për sjellje, do të bëhet anketa në dhe jashtë shkollave, ndërsa nxënësit do të kenë mundësi t’idetektojnë problemet dhe të marrin pjesë në zgjidhjen e tyre.

Projekti si pilot është implementuar vitin e kaluar në komunën e Kumanovës, ku ka dhënë rezultate pozitive, për çfarë arsye është rekomanduar që ai të implementohet në komuna të tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *