Home / Sport / Finalja NBA, Majemi rrëmben fitoren në Oklahoma

Finalja NBA, Majemi rrëmben fitoren në Oklahoma

LeBron Xhejms nuk ka lejuar që Oklahoma të realizonte një tjetër përmbysje rezultati për t’i marrë fitoren në periodën e fundit, ashtu siç ndodhi dy ditë më parë. Ylli i Majemit ishte spektakolar në paraqitjen e tij duke shënuar 32 pikë, 8 topa në tabelë e 5 pasime, por ajo që është më e rëndësishme, realizoi qetësisht dy gjuajtjet e lira në sekondat e fundit që i dhanë suksesin 100-96 ekipit të tij në ndeshjen e dytë të finales së NBA, duke barazuar serinë në 1-1.

Falë ndihmës së Uejd (24 pikë), Bosh (16 pikë, 15 topa në tabelë) dhe Batie (17 pikë), Majemi arriti të krijonte një diferencë të thellë prej 17 pikësh në pjesën e parë të takimit dhe pastaj u përpoq ta mbronte atë në të gjitha mënyrat deri në fundin e ndeshjes.
Kevin Durant udhëhoqi si zakonisht tentativën e përmbysjes së Oklahomas, që me humbjen në fushën e saj ka humbur njëkohësisht edhe avantazhin e fushës dhe duhet medoemos të fitojë një ndeshje në transfertë. Ylli i Oklahomas shënoi 32 pikë, por humbi në sekondat e fundit koshin që do të kishte barazuar rezultatin, ndonëse pamjet filmike më pas treguan se ai kishte pësuar një faull nga LeBron Xhejms gjatë aksionit. Rasëll Uestbruk shtoi 27 pikë dhe Xhejms Harden 21 për ekipin që ka nevojë të fitojë të paktën një nga tre ndeshjet e radhës që luhen në Majemi, në mënyrë që të kthejë përsëri serinë finale në fushën e vet.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *