Home / Sport / Finalja NBA, raundi i parë për Oklahoman

Finalja NBA, raundi i parë për Oklahoman

Kevin Durant ka treguar të gjitha cilësitë e tij duke udhëhequr skuadrën drejt fitores 105-94 në ndeshjen e parë të finales së NBA përballë Majemit. Ylli i Oklahomas, pikëshënuesi me i mirë i sezonit të rregullt për të tretin vit radhazi, shënoi 36 pikë, 17 nga të cilat në periodën e katërt kur ekipi i tij arrti të merrte kryesimin e kësaj ndeshje dhe të shkëputej për të siguruar suksesin e parë të serisë.

Ndihmën më të madhe ai e mori nga i zakonshmi Rasëll Uestbruk, i cili shënoi 27 pikë, 8 topa në tabelë e 11 pasime, për t’u bërë një nga rreziqet kryesore të mbrojtjes së Majemit me depërtimet apo edhe kalimin e topit te shokët e skuadrës në mënyrë të papritur.
LeBron Xhejms u përpoq në të gjitha mënyrat të mbante përpara skuadrën e tij gjatë të gjithë ndeshjes duke shënuar 30 pikë, 9 topa në tabelë, 4 pasime e 4 vjedhje. Por atij i mungoi dukshëm ndihma e Duejn Uejd i cili shënoi 19 pikë e 8 pasime, ndërsa bashkë me Kris Bosh (10 pikë), humbën 19 nga 30 tentativat e tyre.
Ndeshja e dytë është pas dy ditësh përsëri në fushën e Oklahomas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *