Home / Sport / Francë-Angli, 1-1 pa shumë shkëlqim

Francë-Angli, 1-1 pa shumë shkëlqim

Supersfida e Grupit D mes Francës dhe Anglisë ka përfunduar në një barazim 1-1 që nuk ka dhënë shumë shkëlqim dhe nuk ka treguar as forcën reale të dy ekipeve, të cilat shihen si pretendente “dytësore” për fitoren e trofeut.

Në të nxehtin e Donetskut, dy skuadrat kanë zbritur në fushë pa shumë surpriza në formacion, ku Hodgson ka mbajtur premtimin për t’i dhënë të riut Oksleid-Çambërlein një fanellë titullari, ndërsa Blank ka lënë Benzema të vetëm në repartin e avancuar.
Frika triumfon thuajse gjatë të gjithë sfidës, pasi pesha e ndeshjes bën që skuadrat të mendojnë më shumë të mbrohen. Rasti i parë është në minutën e 15-të, kur Milner kalon edhe Loris, por gjuan jashtë kuadratit. Më pas duhet pritur për shumë minuta deri sa të vijë goli i parë. Është Xholeon Leskot, zëvendësues i të dëmtuarit Geri Kahill, që kalon “tre luanët” në avantazh me një gjuajtje me kokë në minutën e 30-të.
Por Diarra vë në provë reflekset e Hart e më pas Nasri shfrytëzon një përgjumje të gardianit anglez për të dërguar topin në rrjetë pas një gjuajtje nga jashtë zonës në minutën e 39-të.
Më pas ndeshja thuajse nuk ka raste për t’u shënuar, ndonëse janë francezët që kontrollojnë lojën dhe imponojnë ritmin, por pa gjetur një të çarë në mbrojtjen angleze që kontrollon me vëmendje gjithçka, duke marrë një barazim shumë të rëndësishëm përballë ekipit më të fortë të grupit. (LajmeShqip.com)

Grupi D
11.06.2012
Francë-Angli 1-1
39′ Nasri / 30′ Leskot

15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Kiev (Ukrainë)

19:06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *