Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë vjet burg për të arrestuarin në aksionin ‘Monstër’

Gjashtë vjet burg për të arrestuarin në aksionin ‘Monstër’

22 qershor-Në fjalën e tij para trupit gjykues, Sejadini ka theksuar se armët e gjetura në shtëpinë e tij i posedonte që para pesë viteve, të cilat i kishte blerë nga Kosova për një shumë parash prej 500 eurove. Ai ka thënë se qëllimi i blerjes ishte që ato më pas ti shesë në Maqedoni, por gjatë tërë asaj periudhe nuk kishte gjetur blerës.

Gjykata Penale e Shkupit i ka shqiptuar dënimin prej gjashtë vite burg, Ibrahim Sejadini, i arrestuar në operacionin “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Sejadini u shpallë fajtor për shkak të armëmbajtjes pa leje, përpunim dhe tregtim me armë zjarri.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Sejadini ka theksuar se armët e gjetura në shtëpinë e tij i posedonte që para pesë viteve, të cilat i kishte blerë nga Kosova për një shumë parash prej 500 eurove. Ai ka thënë se qëllimi i blerjes ishte që ato më pas ti shesë në Maqedoni, por gjatë tërë asaj periudhe nuk kishte gjetur blerës.

Sejadini u arrestua më 1 maj në operacionin e policisë “Monstër” i dyshuar për pjesëmarrje në grupin për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit që ndodhi pranë Liqenit të Smilkovcit në Shkup. Sejadini u dënua vetëm pse posedoi armët ilegale dhe në shtëpinë e tij u gjetën një pushkë automatike, bombë kashikara, pesë karikatorë me municion, gjashtë fishekë, jelekë luftarak dhe maska.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *