Home / Sport / Gjermania ruan statusin e pretendentes

Gjermania ruan statusin e pretendentes

Gjermania ka konfirmuar statusin e saj si pretendente kryesore për të fituar Euro 2012 duke mbyllur Grupin B me tre fitore në po aq ndeshje pas suksesit 2-1 ndaj Danimarkës. Lëv ka preferuar që të aktivizojë titullarët në këtë sfidë, duke mos toleruar ndaj skandinavëve dhe duke eliminuar këta të fundit.

Lukas Podolski, në ndeshjen e tij të 100 me fanellën e përfaqësueses gjermane, kaloi në avantazh këtë ekip në minutën e 19-të të takimit, por vetëm pas pak minutash ishte Krohn Dehli që barazoi shifrat me një gjuajtje me kokë që nuk i dha mundësi reagimi portierit Nojer.

Me kalimin e minutave, Danimarka provoi të rrezikonte gjermanët dhe të kërkonte një fitore që do ta çonte në çerekfinale dhe do të eliminonte pikërisht skuadrën e Lëv.

Por kjo e fundit gjeti golin e fitores kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi me anë të Bender, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të Ozil.

Tani Gjermania ka një ndeshje të lehtë në letër përballë Greqisë në çerekfinale, sidomos duke patur parasysh mungesat e ekipit grek për dëmtime apo pezullime. Ndërsa Joakim Lëv ka në dispozicion të gjithë lojtarët pasi edhe Boateng kthehet nga pezullimi që e la jashtë ndeshjes kundër Danimarkës.

Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24′ Krohn Dehli

Gjermani-Portugali 1-0
73′ Mario Gomez

Danimarkë-Portugali 2-3
41′, 80′ Bendtner / 24′ Pepe, 36′ Postiga, 87′ Varela

Holandë-Gjermani 1-2
73′ Van Persi / 23′, 38′ Mario Gomez

Portugali-Holandë 2-1
28′, 74′ K. Ronaldo / 11′ Van Der Vart

Danimarkë-Gjermani 1-2
24′ Krohn Dehli / 19′ Podolski, 80′ Bender

Renditja
Gjermani…..9….5-2
Portugali….6….5-4
Danimarkë….3….4-5
Holandë……0….2-5

Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45

22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45

23.06.2012
1C-2D 20:45

24.06.2012
1D-2C 20:45

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *