Home / Sport / Gomez shtrin në tapet Holandën

Gomez shtrin në tapet Holandën

Vetëm një mrekulli (më saktësisht një çmenduri) mund të lërë Gjermaninë larg çerekfinaleve të Euro 2012. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në “grupin e vdekjes” duke mundur 2-1 Holandën dhe duke shkuar në kuotën e 6 pikëve.

Humbja në ndeshjen e parë me Danimarkën pritej të sillte një reagim të Holandës, por “tulipanët” e Van Marvijk rezistojnë pak minuta përballë kësaj Gjermanie që ka marrë tashmë vendin e pretendentes kryesore për fitoren e trofeut. Në minutën e 23-të, Shvajnshtajger jep një pasim të artë për Mario Gomez, i cili bën një lëvizje teknike spektakolare duke dërguar më pas topin pas krahëve të Stekelenburg.

Goditja është shumë e rëndë për “tulipanët” që në minutën e 38-të pësojnë goditen e dytë, me të njëjtët protagonistë. Sërish Shvajnshtajger nis topin për të Mario Gomez, i cili këtë radhë lëshon një goditje diagonale të pakapshme për portierin holandez duke dyfishuar rezultatin.

Van Marvijk bën lëvizjen e dëshpëruar duke larguar Van Bomel e Afelai, të dy inekzistentë në fushë, për të aktivizuar Huntelar e Van Der Vart. Por holandezët e kanë shumë të vështirë të ndërtojnë aksione. E vetmja rreze shprese vjen në minutën e 73-të, kur Van Persi shkurton diferencën me një gjuajtje në hyrje të zonës të cilën Nojer nuk e arrin.

Por Gjermania mbrohet mirë në minutat e mbetura dhe siguron këtë fitore shumë të rëndësishme që i jep kreun e grupit. Skuadra e Lëv është thuajse e kualifikuar dhe vetëm një kombinim mes një humbje me dy gola ndaj Danimarkës dhe një fitore të Portugalisë ndaj Holandës mund ta lërë atë jashtë çerekifinaleve.

E njëjta gjë mund të thuhet për pjesën tjetër të skuadrave, ku secila, edhe Holanda, ka shanset e saj për të vazhduar më tej në varësi të kombinimeve të ndryshme të rezultateve. (LajmeShqip.com)

Grupi B

Holandë-Danimarkë 0-1
24′ Krohn Dehli

Gjermani-Portugali 1-0
73′ Mario Gomez

Danimarkë-Portugali 2-3
41′, 80′ Bendtner / 24′ Pepe, 36′ Postiga, 87′ Varela

Holandë-Gjermani 1-2
73′ Van Persi / 23′, 38′ Mario Gomez

Renditja
Gjermani ….6…..3-1
Danimarkë….3…..3-3
Portugali….3…..3-3
Holandë……0…..1-3

17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)

Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *