Home / Lajme / Maqedoni / Gropat problematike në Tetovë

Gropat problematike në Tetovë

20 qershor- Sipas shifrave zyrtare në Tetovë ka diku rreth 30 mijë vetura të rregjistruara të cilët qarkullojnë në rrugët e ngushta dhe të dëmtuara ndërsa kjo shkakton nervozizëm tek vozitësit.

Komunikacioni në qytetin e Tetovës vite me radhë është problem i madh për drejtuesit e makinave ndërsa në këtë drejtim problem në vete është edhe infrastruktura rrugore. Në më shumë rrugë të Tetovës gropat janë bërë pjesë e përditshmërisë së vozitësve ndërsa në disa raste të njejtat hapen dhe vonohet mbushja me asfalt që shkakton revoltë tek qytetarët.Vozitësit shpesh herë u ekspozohen dëmtimeve të gomave të veturave të tyre. Përderisa komuna e Tetovës do të bëjë sanimin gropave problematike për veturat, qyetarët e Tetovës duhet të kenë kujdes dhe të lëvizin me shpjetësi më të vogël. Për sanimin e gropave në rrugët e Tetovës nga buxheti i komunës çdo vit ndahen rreth 8 milion denarë por sërish shfaëen gropa të cilët pengojnë zhvillimin normal të qarkullimit të veturave. “Po është e vërtetë se kohëve të fundit ka gropa në disa rrugë, por komuna e Tetovës gradualisht punon në sanimin e tyre me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në qytet”, tha shkurt Flakran Pustina. Ai ka premtuar se brenda javës do të përfundohet me mbylljen e këtyre gropave që janë problem për vozitësit. Ndërkohë që nga komuna e Tetovës kanë paralajmëruar se gjatë këtyre ditëve pritet të fillojnë punimet për rregullimin e tre unazave në qytetin e Tetovës që do të përmirësonte dukshëm problemin e kahmotshëm me komunikacion brenda në qytet . Tashmë kanë filluar përgatitjet e para për ndërtimin e rrethit me diametër 20 metra në kryqëzimin e rrugëve “Video Smilevski Bato” dhe “Vëllezërit Milladinovci” konkretisht në rrugën që çon për në fshatin Strimnicë.Në këtë vend do të vendoset edhe shtresë e re asfalti kurse vlera totale për ndërtimin e këtij rrethi kap shifrën prej 5 milion denarë. Poashtu përgatitjet kanë filluar edhe për një rreth tjetër në kryqëzimin e rrugëve “V.S Bato” me bulevardin “Iliria”. “Edhe ky rreth do të ketë diametër prej 20 metra ndërsa investimi është 4 milion denarë. Rrethi i tretë do të ndërtohet në bulevardin “Iliria” në afërsi të qendrës tregtare Ramstor”, tha Flakran Pustina zëdhënës në komunën e Tetovës. Nga komuna e Tetovës bëjnë të ditur se tashmë janë larguar semaforët në rrugën Industriale të cilët e rregullonin komunikacionin ndërsa rregullimi i këtyre unazave do të zgjasë 30 ditë bashkërisht me vendosjen e asfaltit. Ndërkohë që periudhë e vështirë në rrugët e Tetovës pritet të jetë edhe gjatë muajve të ardhshëm me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, kur do të shtohet numri i automjeteve në komunikacion. Së këndejmi me një apel ka dalur Policia e Tetovës drejtuar vozitësve. “ Me prezencën e tyre në këto hapësira në masë të madhe rritet frekuentimi i komunikacionit në rrugët magjistrale, regjionale dhe në rrugët e qytetit në Tetovë në Gostivarë, veçanërisht autostradën Gostivarë –Shkup dhe magjistralen Kërcovë- Ohër .Në funks ion të sigurisë më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin veror SPB në Tetovë, apelon deri tek të gjithë shoferët që t’i respektojnë rregullat e parkimit të veturave dhe shpejtësisë sipas rregullave dhe shenjave të komunikacionit. Në këtë drejtim i rikujtojmë ata sepse dënimet për parkime të gabuara fillojnë nga 45 deri në 250 euro, kurse për vozitje të shpejtë prej 25 deri në 300 euro. Shoferët i udhëzojmë mos konsumojnë alkool teksa vozisin, sepse në të kundërtën do të përballen më dënim prej 250-400 euro”, thuhet në apelin e Policisë së Tetovës. Sipas shifrave zyrtare në Tetovë ka diku rreth 30 mijë vetura të rregjistruara të cilët qarkullojnë në rrugët e ngushta dhe të dëmtuara ndërsa kjo shkakton nervozizëm tek vozitësit. (U.H)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *