Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Cërvenkovski është i gatshëm që të premtojë gjithçka vetëm që të mos përjetojë fundin e tij

Gruevski: Cërvenkovski është i gatshëm që të premtojë gjithçka vetëm që të mos përjetojë fundin e tij

26 qershor-Më vjen keq që pas 21 vitesh ai e kuptoi që partia politike në themel duhet që të jetë e afërt me popullin dhe nuk duhet që të jetë elitare”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me paralajmërimin e liderit të partisë opozitare se LSDM-ja do të bëhet e afërt me popullin

Branko Cërvenkovski është në prag të humnerës në karrierën e tij politike dhe asgjë nuk duhet të na befasojë nga ajo që do të thotë. Më vjen keq që pas 21 vitesh ai e kuptoi që partia politike në themel duhet që të jetë e afërt me popullin dhe nuk duhet që të jetë elitare”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me paralajmërimin e liderit të partisë opozitare se LSDM-ja do të bëhet e afërt me popullin.

Sipas Gruevskit, lideri i LSDM-së është i gatshëm që të premtojë dhe të thotë gjithçka vetëm, siç tha ai, të mos e përjetojë fundin e tij politik.

“Kujtojmë se ka premtuar shumë gjëra, se do të ballafaqohet me oktopodin në partinë e tij, se do të ketë nga një punësim në çdo familje dhe nuk e di se sa variante të emrit na propozoi dhe i ndryshoi qëndrimet e tij lidhur me këtë. Tani premton se LSDM-ja nuk do të jetë parti elitare dhe do të jetë e afërt me popullin. Pas 21 vite ekzistim i LSDM-së dhe 20 vite si lideri i saj u kujtua se partia duhet të jetë e afërt me popullin, siç duhet të jetë çdo parti, siç është VMRO-DPMNE-ja dhe siç janë shumë parti në botë. Duke pasur parasysh këto fakte populli le të gjykojë nëse këtë herë duhet t’i besojë pas 21 viteve dhe në moshën më shumë se 50-vjeçare se do të ndryshojë dhe do të fillojë të veprojë si çdo parti politike normale, tha Gruevski pas hapjes së sallës së re sportive në SHFM “Kiro Burnaz” në Kumanovë.
Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski duhet të përgatitet për duel me historinë, tha kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur se vallë do të ketë duel televiziv me të.

“Cërvenkovski le të përgatitet për duel me historinë. Me mu ka duele të përditshme nëse mendoni në garën politike dhe daljen e përhershme në zgjedhje dhe disfata të përhershme. Le të përgatitet për duel me historinë. Dueli i tij është me historinë”, theksoi Gruevski në intervistën për emisionin “Iks Zero” në Kanal,

Politika e Qeverisë është që të investohet në çdo sferë ku ka nevojë për këtë, prej infrastrukturës, përmes shëndetësisë e deri te kultura, tha kryeministri Nikolla Gruevski, lidhur me prioritetet e Qeverisë për investim.

“Ne investojmë në rrugë, ne investojmë në spitale, investuam 100 milionë euro në rikonstruimin e spitaleve. Aq nuk është investuar prej kur ekziston Maqedonia. Ne investuam nga 130 milionë euro në vit në subvencione për bujqë. Investojmë në ndërtimin e objekteve ku do të vendoset administrata shtetërore, pasi për ato objekte tani paguajmë qira të mëdha, që t’i lirojmë buxhetet e ardhshme të mos paguajmë qira aq të mëdha. Ne investojmë, mes tjerash, edhe në kulturë, investojmë edhe në objekte energjetike, investojmë gjithkund ku ka nevojë për investim. Ne investojmë në gjithçka, Duhet të investohet në gjithçka”, tha kryeministri Gruevski.

paralajmëruar.

“Derisa opozita flet për fronte, sikur të jenë në 45-ën ne flasim për projekte, ne flasim për plotësimin e premtimeve, ne flasim për përkushtim dhe përgjegjësi. Ato flasin për front lindor, për front të gjerë, për nuk e di çfarë fronti…. E dyta, do të jetë kënaqësi e veçantë, bashkimin nga njëra anë e Cërvenkovskit, Andovit dhe Tito Petkovskit dhe nga ana tjetër Georgievski dhe Stojançe Angelov dhe mbetjet nga partia e Boshkovskit… Mundet edhe Menduh Thaçi…. Të gjithë së bashku të tubuar ta dëgjojnë mendimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Të shohin çfarë kanë bërë, çfarë besimi kanë, sa njerëzit e vlerësojnë atë që e kanë bërë në jetën dhe të shohin nëse njerëzit harojnë apo jo”, tha kryeministri Gruevski në intervistën për emisionin “Iks Nulla” në televizionin Kanal 5

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *