Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Cërvenkovski nuk do ta ketë të lehtë në Shtip ta shpjegojë kohën e tij të qeverisjes

Gruevski: Cërvenkovski nuk do ta ketë të lehtë në Shtip ta shpjegojë kohën e tij të qeverisjes

16 qershor-“Cërvenkovski me kuadrin e vjetër do të tentojë t’i tërheq votuesit e Shtipit, por mendoj se nuk do të arrijë pasi që qytetarët e Shtipit e panë se mundet edhe më ndryshe. Mundet që në vend që punët të shkojnë tatëpjetë të ngjiten lartë në drejtim pozitiv në zhvillimin e qytetit në përmirësimin e kushteve në bërjen e hapave të cilat ndihmojnë”, tha Gruevski duke e përmendur pajisjen e spitalit dhe ndërtimin e shpejtë të një spitali të ri dhe një objekti të fakultetit të mjekësisë.

LSDM gjatë kësaj fundjave janë në Shtip. Qytet i cili gjatë kohës së Branko Cërvenkovskit u shkretua me tranzicionin, me mbylljen e fabrikave të tekstilit dhe mijëra njerëz të cilët mbetën pa punë dhe nuk e di se çka do t’u thojë ai qytetarëve të Shtipit pasi që LSDM ashpër kundërvihej për universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, tha kryeministri Nikolla Gruevski pas kërkesës së gazetarëve për ta komentuar vizitën e LSDM-së opozitare gjatë kësaj fundjave në Shtip dhe rrethinë.

Ai theksoi se Branko Cërvenkovski ka të drejtë kudo të mbajë mitingje, por, nënvizoi, nuk do ta ketë të lehtë në Shtip ta shpjegojë kohën e tij të qeverisjes dhe ta krahasojë me tonën.

Sipas kryeministrit Gruevski, Cërvenkovskit me siguri do të vijë vështirë të shpjegojë se pse në kohën e tij derisa ai ishte kryeministër nuk është bërë ajo të cilën e bëri VMRO-DPMNE, e ajo është hapja e zonës së lirë ekonomike dhe me këtë tani më investimi i parë i arritur i cili për momentin po ndërtohet, e ajo është kompania ndërkombëtare “Xhonson Kontrolls” e cila do të punësojë rreth 1.400 njerëz, si dhe interesimi dhe nga kompanitë e tjera të cilat po përgatiten të marrin parcelë në zonën e lirë ekonomike në Shtip.

“Cërvenkovski me kuadrin e vjetër do të tentojë t’i tërheq votuesit e Shtipit, por mendoj se nuk do të arrijë pasi që qytetarët e Shtipit e panë se mundet edhe më ndryshe. Mundet që në vend që punët të shkojnë tatëpjetë të ngjiten lartë në drejtim pozitiv në zhvillimin e qytetit në përmirësimin e kushteve në bërjen e hapave të cilat ndihmojnë”, tha Gruevski duke e përmendur pajisjen e spitalit dhe ndërtimin e shpejtë të një spitali të ri dhe një objekti të fakultetit të mjekësisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *