Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Vizita e katër shteteve skandinave kaloi me sukses, u arrit qëllimi

Gruevski: Vizita e katër shteteve skandinave kaloi me sukses, u arrit qëllimi

9 qershor-Nga aspekti politik, shtoi, patëm takime të larta me tre kryeministra, me një president dhe me dy kryetarë të kuvendeve të cilëve ua prezantuam kushtet në Maqedoni të lidhura me politikën dhe aspiratat tona për NATO dhe BE.

Vizita në katër shtetet skandinave, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Norvegji, kaloi me sukses, u arrit qëllimi, vlerësoi kryeministri Nikolla Gruevski.

“U takuam dhe kemi kryer prezantim para mbi 200 kompanive në këto katër shtete dhe me një pjesë të madhe prej tyre kishim takime individuale në të cilat janë pyetur për detaje lidhur me sektorin e tyre, gjegjësisht biznesin të cilin e punojnë. Besoj se një pjesë prej tyre në muajt ose vitin e ardhshëm do të vijnë që të punojnë më shumë në përgatitjet për hapjen e kompanive të tyre në Maqedoni dhe bërje të biznesit ose investimit në Maqedoni”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë.

Pashë, theksoia ai, se kompanitë këtu shumë pak janë në dijeni për Maqedoninë dhe për përparësitë të cilat i ofron shteti për investim.

“Nuk janë të njohur as me shpenzimet e ulëta për bërje të biznesit, marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë me tërë Evropën, situatën stabile makroekonomike dhe të gjitha përparimet e tjera të cilat i ka Maqedonia. Shumë nga kompanitë na potencuan se për herë të parë dëgjojnë për këto punë dhe se me kënaqësi do ta vizitojnë Maqedoninë”, theksoi kryeministri Gruevski.

Sipas tij, firmat nga katër vendet skandinave janë më të interesuara që të kërkojnë lokacione të reja për investim në shtet që nuk janë pjesë e euorozonës ose të Bashkimit Evropian në kohën kur në BE ndodh kriza debitore evropiane dhe recesioni, ndërsa euroja në një mënyrë është në situatë delikate.

“Si duket ardhja në këtë periudhë është veçanërisht e rëndësishme dhe është në momentin e dukur. Këtë veçanërisht e theksoi edhe ministrja e Tregtisë së Suedisë e cila tha se “keni ardhur në moment të duhur sepse pikërisht tani firmat tona kërkojnë destinacione të cilat janë jashtë nga rreziku i eurozonës”. Kështu që nga ky aspekt mendoj se është qëllim i plotë ardhja në këtë periudhë në katër vendet skandinave”, theksoi kryeministri Gruevski në vlerësimin e vizitës.

Nga aspekti politik, shtoi, patëm takime të larta me tre kryeministra, me një president dhe me dy kryetarë të kuvendeve të cilëve ua prezantuam kushtet në Maqedoni të lidhura me politikën dhe aspiratat tona për NATO dhe BE.

“Këto janë kryesisht shtet të cilat e kanë mbështetur deri më tani Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe në BE, disa prej tyre janë anëtare të NATO-s, disa të BE-së, disa kanë disa nuk kanë valutë të euros, megjithatë të gjithë janë shtete me ndikim edhe në Aleancë dhe në Union. Bisedime dhe argumentet të cilat i kemi dhënë, veçanërisht në pjesën me shantazhet të cilat na i bën Greqia lidhur me emrin dhe me anëtarësimin tonë në NATO dhe në BE, besoj se në të ardhmen do të kenë kontributin e tyre në qëndrimet e tyre të mëtutjeshme dhe aktivitetet të lidhura me mbështetjen e Republikës së Maqedonisë”, theksoi kryeministri i Maqedonisë.

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski në përbërjen e të cilit janë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Vladimir Peshevski, ministrat për Tërheqje të investimeve të huaja Vele Samak dhe Bil Pavlevski, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe inkurajim të eksportit Hristijan Delev, në katër ditët e fundit i vizituan Suedinë, Finlandën, Danimarkën dhe Norvegjinë ku i prezantoi potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para më shumë kompanive të interesuara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *