Home / Sport / Halimi me bronzë nga Turqia

Halimi me bronzë nga Turqia

Karateisit tetovar Driton Halimi vazhon me paraqitjet e suksesshme, duke arritur kësaj rradhe të renditet në vendin e tretë të turneut ndërkomëtarë të karatesë “INTERNATIONAL SAKARYA OPEN KARATE TOURNAMENT” që u zhvillua prej 21 deri më 24 qershor në Sakarya të Turqisë.

Halimi pas sukseseve në turne të ndryshme në Maqedoni dhe vendit të dytë në Prizren, formën e tij të mirë e barti në këtë turne prestigjioz duke u dalluar me paraqitje të shkëlqyeshme. Dritoni i KK Kamikaze dhe në këtë turne mori pjesë me KK Forca nga Shkupi dhe përsëri tregoi shkathtësi të madhe në këtë sport fisnik, duke arritur në fund me meritë të stoliset me medalje të bronzit. Driton Halimi në Turqi garoi në konkurencë -35 kg dhe në raundin e parë fitoi garuesin nga Turqia me rezulta bindës, ndërsa të njëjtën performansë e përsëriti edhe në raundin e dytë kur me fitoren ndaj garuesit nga Iraku arriti të kualifikohet në luftën për pozitën e tretë. Në këtë duel edhe përkundër paraqitjes së mirë kur në një moment edhe hodhi në nock-aut kundërshtarin, megjithatë në fund arbitrat vendosën që fitues i duelitë të shpallej garuesi turk. Gjithsesi se edhe vendi i tretë dhe medalja e bronzit është sukses i madh dhe satisfaksion për Dritonin, për të vazhduar të punojë edhe më shumë në kërkim të sukseseve të reja në sportin e karatesë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *