Home / Lajme / Maqedoni / Hetimet po stërzgjaten

Hetimet po stërzgjaten

Familjarët kanë theksuar se të afërmit e tyre që po mbahen në burg ishin viktima të dhunës dhe maltretimit në burgun e Manastirit. Kjo ishte pohuar edhe nga Avokati i Popullit. Deri tani nuk ka hollësi mbi gjendjen e të paraburgosurëve në burgun e Manastirit.

Në Maqedoni po zvarritet fillimi i procesit gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi në prill të këtij viti, informon agjencia e lajmeve INA.

Grupi i shqiptarëve të dyshuar për vrasjen vazhdon të mbahet në paraburgim dhe se nga fillimi i këtij muaji atyre i është zgjatur paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera.

Tre nga të ndaluarit po vuajnë paraburgimin në burgun e Manastirit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati, por sipas gjykatës, ky vendim është shqiptuar edhe për dy të arratisurit.

Për të dyshuarin e gjashtë, i cili është Haki Aziri, nuk është sjellë asnjë vendim, pasi që ai në ditën e gjashtë ishte sjellë para gjykatësit hetues dhe se ishte shpallur person i zhdukur nga dita e operacionit “Monstër”, ku u bë arrestimi i rreth 30 personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në prill të këtij viti pranë Liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

Ministrja e MPB, Gordana Jankullovska dhe prokurori publik Shvrgovski kanë deklaruar se ndaj këtyre të dyshuarëve ka dëshmi të forta se gjoja ata kanë kryer vrasjen e pesëfishtë dhe kanë ndihmuar në kryerjen e saj.

Familjarët kanë theksuar se të afërmit e tyre që po mbahen në burg ishin viktima të dhunës dhe maltretimit në burgun e Manastirit. Kjo ishte pohuar edhe nga Avokati i Popullit. Deri tani nuk ka hollësi mbi gjendjen e të paraburgosurëve në burgun e Manastirit.

Arrestimi i dhjetëra shqiptarëve më 1 maj të dyshuar për këtë vrasje në një operacion të MPB-së të koduar “Monstra” nxiti reagimin e ashpër të shqiptarëve për arrestime të personave të pafajshëm, për akuza të shpifura nga MPB dhe ministrja Gordana Jankullovska, që çoi edhe në organizimin e protestave masive. Kjo ngjarje po vazhdon të mbajë në tensione raportet midis forcave politike shqiptare.

Partitë opozitare shqiptare e kanë quajtur të paaftë partinë shqiptare në pushtet BDI për tu përballur me këtë proces, siç e kanë vlerësuar të montuar politikisht dhe që fajëson shqiptarët. Nga ana tjetër, BDI ka theksuar se do të ketë proces të drejtë gjyqësor dhe transparent dhe do të shmangen dyshimet dhe tentimet për montim politik apo tendenca të tjera. Procesi hetimor i vrasjes së pesëfishtë po ndiqet me kujdes të veçantë edhe nga faktori ndërkombëtarë në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *