Home / Sport / Higuain nuk ikën nga Reali

Higuain nuk ikën nga Reali

Menaxheri i Gonzalo Higuain, Norberto Rekasens, ka deklaruar se sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Real Madrid gjatë verës. Futbollisti 24 vjeçar mendohej se po kërkonte një skuadër të re për sezonin 2012-2013, pasi nuk ishte më titullar në radhët e madrilenëve ndonëse është një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim në arenën ndërkombëtare.

Por përfaqësuesi i tij e bëri shumë të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, pavarësisht interesimit të shumë klubeve të rëndësishme në adresë të tij. “Gonzalo nuk do të largohet nga Real Madrid, ai do të qëndrojë në klub për të përfunduar kontratën e tij. Ne kishim oferta edhe nga shumë klube të tjera, por ai do të qëndrojë te Reali”.
“Ai është shumë i lumtur te ky klub. Nuk është se Higuain po luan në një klub të kategorisë së tretë. Këtu po flasim për Real Madrid. Sigurisht, ai dëshiron që të jetë titullar, por gjithsesi është i lumtur në këtë ekip”, deklaroi Rekasens për futbollistin i cili ka një kontratë deri në vitin 2016 me kampionët e Spanjës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *