Home / Sport / Hodgson i vë fajin Runit

Hodgson i vë fajin Runit

“A vendosëm shumë pritshmëri mbi Runin? Po, por kështu veprojnë edhe skuadrat e tjera me lojtarët e tyre. Mendoj se nëse Pirlo do të kishte luajtur dobët, paraqitja e italianëve do të ndikohej dukshëm”, deklaroi trajneri i Anglisë.

Roi Hodgson ka pranuar se Uejn Runi nuk është paraqitur përsëri në nivelin e kërkuar, ndërsa Anglia eliminohej nga Euro 2012, por ka bërë të qartë se kjo nuk kishte lidhje me probleme fizike të sulmuesit.

“Mendoj se ne i varëm shpresat te Runi. Pasi ai qëndroi pushim në dy ndeshjet e para, të gjithë besuam se ajo që na nevojitej ishte të mbërrinim te ndeshja e tretë dhe Uejn Runi do të fitonte trofeun për ne. Por ndoshta kërkuam shumë prej tij, Uejn u përpoq por edhe ai do ta pranojë që nuk ka patur ndeshjen më të mirë”, deklaroi trajneri i Anglisë.

Por Hodgson nuk mendon se ka vepruar gabim duke kërkuar nga lojtari të merrte në shpatulla ekipin në momente vështirësie.

“A vendosëm shumë pritshmëri mbi Runin? Po, por kështu veprojnë edhe skuadrat e tjera me lojtarët e tyre. Mendoj se nëse Pirlo do të kishte luajtur dobët, paraqitja e italianëve do të ndikohej dukshëm”.

“Mendoj se te të gjitha skuadrat, ka një, dy apo tre individë të cilët shihen si talente të jashtëzakonshme ndërkombëtarë. Kur je në skenën e madhe, shpreson që këto lojtarë të paraqiten mirë dhe të tregojnë vlerat e tyre, si Maradona që i fitoi Botërorin për Argjentinën me talentin e tij”.

“Nuk mendoj se ka lidhje gjendja fizike, ai qëndroi pushim në dy ndeshjet e para dhe luajti çdo minutë duke vrapuar si ndaj Ukrainës, ashtu edhe kundër Italisë. Mendoj se problemi është te forma sportive”, deklaroi Hodgson.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *