Home / Sport / Holandë-Danimarkë, mendimi i ekspertëve

Holandë-Danimarkë, mendimi i ekspertëve

Kompania më e famshme e basteve sportive në botë, “William Hill”, sheh dukshëm favorite kombëtaren e Holandës në sfidën e saj përballë Danimarkës. Një fitore e holandezëve kuotohet 1.73, kundrejt asaj 5.5 të Danimarkës që në rast suksesi, do të kthehej me pak fjalë në surprizën e parë të madhe të këtij Evropiani.

Sipas kësaj kompanie, ndeshja ka më shumë mundësi të përfundojë 1-0 (6.5), 2-0 (7.5) apo 2-1 (8.5) në favor të Holandës, ndërsa surpriza më e mundshme që mund të bëjnë danezët është të ndalin në barazim me pak gola, 0-0 (9.5) apo 1-1 (7.5), furinë e ekipi holandez.

Përsa i përket autorëve të golave, specialistët e kompanisë britanike janë të bindur se Van Persi ose Huntelar kanë shanse të mëdha të shënojnë në këtë sfidë, pasi u kanë vënë koeficientin e ulët 1.8, të ndjekur nga Roben me 2.2.

Po sipas kësaj kompanie, ekziston një mundësi e lartë që dy sulmuesit holandezë të arrijnë të shënojnë një dygolësh në këtë sfidë, të kotuar me koeficientin 4.5, që është më i ulët se i të gjithë lojtarëve të Danimarkës për të shënuar gol në këtë ndeshje, me përjashtim të Niklas Bendtner që ka koeficientin 3.75.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *