Home / Lajme / Maqedoni / Illyricum dhe shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë mbështet protestën e 7 qershorit

Illyricum dhe shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë mbështet protestën e 7 qershorit

5 qershor-Për fund apelojmë, që kjo protestë të përkrahet fuqimisht nga e gjithë shoqëria civile, sikurse edhe nga subjektet politike shqiptare participient në Parlament apo jashta saj, të cilat duhet angazhuar për të nxjerrë ligjin për zhdëmtimin e të gjitha viktimave të komunizmit.

Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “ Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, mbështet protestën e 7 qershorit që organizon Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik Shqiptarë në Maqedoni (SHBDPSHM).Me bindjen se i gjithë populli shqiptarë, pavarësisht dallimeve politike, duhet të përkrahë këtë protestë paqësore për korrigjimin e një gabimi të madh historik që u bë ndaj nesh gjatë sistemitkomunist.
Bazuar në dëshmitë dhe dokumentet shohim se çdo familje shqiptare, në një apo formë tjetër, është e dëmtuar nga ai sistem. Pra, nuk ka asnjë familje shqiptare në Maqedoni që nuk ka në gjirin e vetë të paktën një person të vrarë, të burgosur, të maltretuar, të internuar apo të suspenduar nga puna për shkaqe ideologjike ( matriale që i dëshmon shoqata e historjanëve ).
Ne si Shoqatë dëshmojmë dhe posedojmë arhiv të vaçant, për padrejtësit që ju bënë punëtorve të arsimit, ku më së tepërmi ishin të përndjekur, e në veçanti në komunën e Kumanovës dhe Likovës, viteve 80-ta, ku bënë masakra mbi arsimin dhe punëtorët e arsimit shqip .
Për fund apelojmë, që kjo protestë të përkrahet fuqimisht nga e gjithë shoqëria civile, sikurse edhe nga subjektet politike shqiptare participient në Parlament apo jashta saj, të cilat duhet angazhuar për të nxjerrë ligjin për zhdëmtimin e të gjitha viktimave të komunizmit.
Ne Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “ Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë,, ju ftojmë që më 7 qershor, në ora 13, të dilni sa më masivisht para Qeverisë së Maqedonisë, në protestën , paqësore dhe me vlera evropiane, për të kërkuar ate që na takon në këtë shtet.
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, i jep përkrahje të plotë Protestës së të burgosurve dhe të dëmtuarve shqiptarë në Maqedoni, të caktuar për 7 qershor, para qeverisë së IRJM në Shkup.

Ftojmë gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë aktive e kësaj Proteste në mënyrë që të ndalojmë diskriminimin e mëtejmë të kësaj shtrese të shenjtë për shqiptarët këtu.

Apelojmë që me këtë rast të protestohet në mënyrë të qetë, të civilizuar, dinjitoze dhe europiane. Shqiptarët të tregojnë se janë pjesë e arealit kulturor dhe civilizues europian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *