Home / Lajme / Maqedoni / Incident tek “Mavrovasja”

Incident tek “Mavrovasja”

ënka ka filluar brenda internet kafesë, por ka vazhduar jashtë saj ku 22 vjeçari J.M. nga fshati Batincë është lënduar me thikë në kraharor, ndërsa 20 vjeçari F.K. nga Haraçina ka marrë lëndime në kokë. Pak kohë pas incidentit dy të rinjtë janë dërguar për shërim në Spitalin e Shkupit.

Dy të rinj nga fshatrat Baticë dhe Haraçinë janë lënduar në një incident që ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup, njofton policia. Sipas të dhënave zyrtare, incidenti ka ndodhur rreth orës 3 e 15 minuta, në internet kafenë “Speed net”. Tre të rinj nga fshati Batincë dhe katër të tjerë nga Haraçina janë grindur lidhur me lojërat që po luanin në internet. Zënka ka filluar brenda internet kafesë, por ka vazhduar jashtë saj ku 22 vjeçari J.M. nga fshati Batincë është lënduar me thikë në kraharor, ndërsa 20 vjeçari F.K. nga Haraçina ka marrë lëndime në kokë. Pak kohë pas incidentit dy të rinjtë janë dërguar për shërim në Spitalin e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *