Home / Sport / Iniesta: Harroni “El Clasico”, sot jemi Spanja!

Iniesta: Harroni “El Clasico”, sot jemi Spanja!

Heroi i Kupës ë Botës për Spanjën, Andres Iniesta, ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës se ata nuk duhet të tregohen budallenj që të lejojnë rivalitetin e klubeve të dëmtojë shanset e një mundësie historike për trofeun e tretë madhor radhazi.

Për shumë vite me radhë, drejtuesit e përfaqësueses spanjolle janë munduar të afrojnë lojtarët e Realit me ato të Barcelonës, por me emërimin e Zhoze Murinjos në stolin e madrilenëve, përçarjet kanë filluar dhe një herë nga e para.
Jo rastësisht, dy ditë më parë ishte Ksavi që deklaroi në konferencë për shtyp se “Murinjon nuk do ta kujtojë historia e futbollit”. Kjo situatë pasoi deklaratën e pak kohëve më parë të kapitenit Iker Kazijas, i cili bëri të qartë në një intervistë se kishte patur probleme edhe në kombëtare mes katalanasve dhe madrilenëve një vit më parë, për shkak të rivalitetit të ndezur mes klubeve.
Për këtë arsye, është dashur ndërhyrja e Iniestas, një prej futbollistëve më të respektuar të grupit spanjoll, i cili ka bërë të qartë se askush nuk duhej të mendonte më për klubin gjatë periudhës së aktivitetit në Ukrainë dhe Poloni.
“Mendoj se kjo temë nuk duhet të vazhdojë më. Do të ishim budallenj po të mendonim rreth saj. Të gjithë ne jemi këtu për të mbrojtur të njëjtin ideal, të bëjmë maksimumin tonë. Kjo vlen mbi të gjitha. Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë dhe kjo temë nuk duhet përdorur si justifikim për asgjë”, tha ai.
Fjalëve të tij i është përgjigjur edhe kapiteni Kazijas, i cili ka menduar se ky turne është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar Spanjën dhe popullin spanjoll që po kalon një moment shumë të vështirë ekonomik. “Duhet të mbajmë kokën lart dhe të jemi krenarë për të gjithë spanjollët”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *