Home / Lajme / Maqedoni / Ish të burgosurit, nesër protestojnë para Qeverisë

Ish të burgosurit, nesër protestojnë para Qeverisë

6 qershor-Nga shoqata e të burgosurve bëjnë të ditur nisja nga tetova për në shkup do të bëhet në mënyrë të organizuar me fillim në ora 11.00 para pallatit të kulturës

Në Shkup nesër do të mbahet protesta e ish-të përndjekurve dhe ish-të burgosurve politik shqiptar.Protesta e organizuar Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik Shqiptarë në Maqedoni (SHBDPSHM) dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni do të zhvillohet para Qeverisë, ndërsa si kërkesë ka zhdëmtimin e ish të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarë gjatë regjimit të kaluar. Kryetari i SHBDPSHM-së, Shpëtim Pollozhani, theksoi se që nga viti 2005 kanë nisur fushatën për sjelljen e një ligji të tillë, por tani është koha e fundit që propozim-ligji aktual i partisë shqiptare në pushtet BDI, të harmonizohet edhe me kërkesat e shoqatës dhe të miratohet sa më shpejtë në Parlament. Pollozhani ka theksuar se në propozimin e shoqatës kërkohet që të përfshihet periudha 1944-1991, ku llogaritet se janë persekutuar në forma të ndryshme afër 24.000 shqiptarë të Maqedonisë, e që nëse shihet me hollësi del se gati asnjë familje shqiptare nuk ka shpëtuar pa pasur të persekutuar.Protesta e paralajmëruar ka marrë mbështetjen e disa partive politike, shoqatave dhe diasporës shqiptare.‘Ne e organizojmë këtë protestë si rezultat në një mënyrë i mos angazhimit të pushtetarëve tanë rreth përkufizimit të statusit i burgosur dhe i persekutuar politik, edhe pse që në vitin 2005 duke konsultuar ligjet e disa shteteve progresive në ish bllokun komunist, ne, juristët më të mirë shqiptarë në Maqedoni kanë hartuar një propozim ligj për zhdëmtimin e ish të burgosurve politik. Ka një ligj për zhdëmtimin e të burgosurve politik maqedonas i cili është sjellë në vitin 2002 dhe është mbindërtuar në vitin 2005, ai ligj nuk është anuluar dhe ne këtë fakt e marrim si diskriminim të qytetarëve shqiptarë, të ish të persekutuarve shqiptarë në këtë shtet edhe pse në shtet ekziston një ligj kundër diskriminimit’, tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë në Maqedoni. Anëtarja e Shoqatës Halide Palloshi, këshilltare e BDI-së në Qytetin e Shkupit, tha se në protestë do të marrë pjesë si anëtare e shoqatës dhe jo si përfaqësuese e BDI-së, duke shtuar se protesta nuk është kundër partive politike shqiptare. Ajo madje tha se ka informata që BDI ka arritur marrëveshje me partnerin e Koalicionit për zgjidhjen e kësaj çështjeje.“Unë si shoqatë, që jam me vite këtu, jam e obliguar t’i mbrojë të drejtat e shoqatës, por nuk thirremi në asnjë subjekt politik. Subjektet politike, është për t’u falënderuar BDI-ja që ka një marrëveshje me partnerin e vet dhe është në përpilim e sipër ky ligj, mirëpo ne më herët filluam aktivitetin tonë dhe meqenëse përgatitjet e ligjit zgjasin ne nuk ktheheshim mbrapa për shkak se para 7 muajsh kemi caktuar ditën e protestës. Ne si Shoqatë nuk kthehemi mbrapa do të organizohet, por jo kundër njerëzve ose partive politike”, tha Halide Palloshi, anëtare e Shoqatës së ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë në Maqedoni. Protestën e nesërme që do të mbahet para Qeverisë, e kanë mbështetur Shoqata e Historianëve shqiptarë në Maqedoni, Iliricum Libertas nga Tetova si dhe disa subjekte politike shqiptare, RDK-ja e Rufi Osmanit, DR-ja , BDK e Hysni Shaqirit si dhe shumë organizata të tjera joqeveritare shqiptare.Nga shoqata e të burgosurve bëjnë të ditur nisja nga tetova për në shkup do të bëhet në mënyrë të organizuar me fillim në ora 11.00 para pallatit të kulturës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *