Home / Lajme / Rajon / Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit

Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit

Trupi i pajetë i masakruar 30 vjecares u gjet në 5 Maj, përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L’Aquila, Itali. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga kqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të coptuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.

Fillimisht u dyshua për një aksident automobilistik, apo krim pasionant, por hetimet hodhën dritë mbi vdekjen në Itali të shqiptares Mariana Marku, 30 vjec, nënë e një fëmije të mitur.

Prokuroria italiane zbuloi se gruaja shqiptare është vrarë për hakmarrje nga 4 bashkëkombas të saj sepse theu kodin e nderit të familjes.

Edhe pse Mariana u largua nga Shqipëria, rinisi një jetë të re në Itali duke punuar në një lokal, orët e saj ishin të numëruara.

Vrasja e saj ishte e mirëorganizuar. Policia italiane dyshon se katër persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, për të kryer vrasjen, pasi, siç citojnë mediat italiane, kishte thyer kodin e nderit duke braktisur Shqipërinë, teksa bashkëshorti ndodhej ende i arrestuar në qeli.

Hetimet e deritanishme, të përqendruara kryesisht në tabulatet telefonike kanë sjellë disa prova të reja që implikojnë 4 shqiptarë në vrasjen e Marianës.

Rezultoi se automjeti Mercedes që aksidentoi Marianën ishte i vjedhur në Cerveteri, provinca e Romës. Pasi kanë studiuar lëvizjet e gruas, vrasësit kanë zgjedhur kryejnë vrasjen në një rrugicë me errësirë. Ata e kanë përplasur me makinë, më pas kanë tërhqeur trupin në rrugën e errët e kanë masakruar dhe madje tentuar ta djegin.

Policia italiane dyshon se 4 vrasësit kanë udhëtuar në Itali me qëllim vrasjen e 30-vjecares dhe më pas janë larguar sërisht drejt Shqipërisë.

Trupi i pajetë i masakruar 30 vjecares u gjet në 5 Maj, përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L’Aquila, Itali. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga kqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të coptuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.

Mësohet se 30-vjecarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjecarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmija i mitur.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *