Home / Sport / Italia kërkon fitoren e parë ndaj Kroacisë

Italia kërkon fitoren e parë ndaj Kroacisë

talia ka heshtur dyshuesit me paraqitjen impresionuese kundër kampiones së botës dhe Evropës, Spanjës. Por, fitorja kundër Kroacisë do të jetë detyrë e vështirë për skuadrën e Cesare Prandellit. “Azurët” nuk kanë fituar asnjëherë kundër Kroacisë dhe janë në disavantazh të ndjeshëm sa i përket gjatësisë së lojtarëve. Skuadra e Slaven Biliqit është më e gjata në Evropian. Mesatarja e lojtarëve kroatë është 186 cm.

talia ka skuadrën e tretë më të shtatshkurtër në Evropian, pas Spanjës e Francës. Pjesë e Italisë është lojtari më i shkurtër në turne, Sebastian Giovinco, i njohur në Itali si “milingona atomike”. Giovinco është i gjatë vetëm 164 cm.

Mbrojtja italiane me tre futbollistë përballoi mirë Spanjën që luajti pa sulmues, por atë e pret test i vështirë në Poznan. Kërcënimi ajror i Kroacisë ishte më se evident në fitoren 3:1 kundër Irlandës, kur Mario Manxhukiq shënoi me kokë dy prej tre golave të ndeshjes. Edhe partneri i tij, Nikica Jelaviq, shkaktoi probleme të mëdha në atë takim. Irlandezët është dashur të jenë të paralajmëruar. 43 për qind e golave të Kroacisë në eliminatore janë shënuar me kokë (nëntë nga 23), që është përqindja më e lartë e të gjitha përfaqësueseve që luajnë në “Euro 2012” .

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *