Home / Sport / Italia mposht mallkimin ndersa Anglia jo, fitojne per here te pare me 11 m nje cerekfinale

Italia mposht mallkimin ndersa Anglia jo, fitojne per here te pare me 11 m nje cerekfinale

Djemte e Prandellit arrijne te kalojne anglezet vetem ne raundin e penalltive ne nje loje dramatike, ku Italia si ralle here luajti ne sulm, ndersa Anglia me lojen e treguar fare nuk meritoi avansimin, megjithse ne goditjet e penaltive ne nje moment u gjet ne avantazh.

Italia ka mundur te fitoje ndaj Anglise vetem pas raundit te penalltive. Anglezet gabuan dy here me ane te Young dhe Cole ndersa italianet vetem me Montolivon. Ne kete menyre Italia arrin te kualifikohet ne gjysmefinale duke thyer nje tabu qe e persekutonte prej vitesh. Italianet kishin shkuar dy here ne raundet e penalltive ne nje ndeshje cerekfinale dhe i kishin humbur qe te dyja. Por diten e djeshme ata arriten te largojne tersin duke fituar ndaj anglezeve. Ndersa Anglia shton nje tjeter ndeshje te humbur ne raundin e penalltive duke u bere 6 here humbese nga 7 raste.

Pjesa e pare nisi me nje ritem mjaft te larte, duke thyer te gjitha pritshmerite. Italia rrezikoi e para qe ne minuten e 4’ te takimit, ku Daniele De Rossi goditi nga jashte zone fuqishem duke mundur portierin Hart, por topi u ndal nga shtylla. Anglia u kunderpergjigj menjehere. James Milner krosoi nje top, i cili u devijua duke perfunduar ne kembet e Glen Johnsonit. Ky i fundit goditi menjehere, por Buffon arriti ta ndalte mrekullisht. Italia me pas behet zonja e topit duke qarkulluar mjaft mire neper fushe. Rooney arriti te rrembente nje top duke nisur nje aksion sulmues te shpejte per anglezet. Sulmuesi i Manchester Unitedit, arriti te marre krahun e djathte italian duke dhene nje top te forte dhe te ulet brenda zones. Por Welbeck nuk arriti ne kohe per ta shtyre ne rrjete. Dhjete minutat e dyta te pjeses se pare folen me shume per anglezet te cilet sulmuan pareshtur porten e Buffonit. Nje kros i Gerrardit vuri ne veshtiresi portierin italian, i cili grushtoi topin, por pa arritur te largoje rrezikun. Parker godet nga 40 metra largesi duke e cuar tipin ne fundore. Pak minuta me pas, Johnson arriti te depertonte mjaft mire ne krahun e djathte duke dhene nje top per Rooneyn. Sulmuesi anglez arriti te godiste me koke por jo sakte. Ne minuten e 17’ te takimit, italianet arrijne te fitojne nje goditje denimi te shkaktuar nga Lescott. Andrea Pirlo krosoi brenda zones, por Balotelli nuk tregohet aspak i sakte perballe portierit Hart. Casanao kerkoi te befasonte portierin anglez me nje goditje nga jashte zone, por ishte totalisht e gabuar. Nje top i gjate per Balotellin per pak sa nuk rezultoi fatal per anglezet, por John Terry arriti te nderhynte mjaft mire duke larguar rrezikun. Italia nuk u terhoq aspak nga aksionet sulmuese. Nje pasim mjaft elegant per Montolivon i dha ketij te fundit hapesiren e nevojshme per te tentuar porten, por gjuajtja e tij ishte shume larg portes. Por menjehere pas asaj tentative anglezet tentuan te rrezikojne me nje kundersulm.

Rooney jep nje pasim mjaft te bukur per Welbecku, i cili godet menjehere por topi perfundon mbi traun e portes. Italianet filluan te organizoheshin serish ne fundin e pjeses se pare, pak para se Cassano te godiste fuqishem me te djathten, por topi i tij ishte larg portes se Hart. Sulmuesi i Milanit nuk terhiqet, teksa pak sekonda me pas tentoi serish, duke qene edhe me i rrezikshem. Hart mundi te priste topin ne dy kohe. Nuk pati me shume raste per pjesen e pare, e cila tregoi nje futboll sulmues nga te dyja krahet. Italia pati nje avantazh ne mbajtjen e topit, por rastet nuk munguan edhe nga Anglia.

Pjesa e dyte nisi disi ndryshe nga e para, teksa pati mjaft nderprerje te lojes nga nderhyrjet e parregullta. Anglia u shfaq me sulmuese ndersa Italia e nisi me pasa te gjata. De Rossi dha nje top te gjate per Mario Balotellin, por Hart nderhyri shpejt pa mundur te pervetesoje topin, i cili perfundoi ne kembet e Montolivos, gjuajta e te cilit ishte totalisht e gabuar. Balotelli u shfaq serish i rrezikshem por goditja e tij ishte e pasakte. Hodgson mendoi se nje ndryshim ne skuader do te ndryshonte ritmin e lojes angleze. Ai beri dy zevendesime te menjehershme, Andy Carroll dhe Walcott hyne ne fushe ne vend te Welbecku dhe Milnerit. Por zevendesimet nuk e ndihmuan aspak Angline , e cila vuajti serish presionin e italianeve. Anglia ndryshoi dicka ne lojen e saj vetem kur duheshin 20 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt. Carrlolli ishte ne gjendje te bente detyren e tij duke i fituar duelet ne ajer. Ne minuten e 78’ te takimit ishte radha e Italise te bente ndryshime. Diamanti hyri ne fushe per te zevendesuar Cassanon dhe pak minuta me pas Nocerino zevendesoi De Rossin.

Diamanti u shfaq i rrezikshem duke goditur nga jashte zone, por Hart arriti te spastronte zonen. Minutat e fundit te kohes se rregullt e gjeten Angline te mbyllur ne mbrojtje. Por Italianet nuk arriten te gjejne golin e kerkuar. Shtesa e pare nuk prodhoi me shume se sa pritej. Balotelli pati nje rast mjaft te mire kur gjeti hapesiren e nevojshme per te goditur, por Hart arriti te zoteronte topin. Pjesa e dyte e shteses filloi me italianet ne sulm dhe anglezet qe vazhduan te mbrohen. Nocerino arriti te godase rrjeten, por festa e italianeve nuk zgjati shume, pasi asistenti kishte ngritur lart flamurin per pozicion jashte loje.
Shtesat perfunduan pa gola teksa te dyja skuadrat iu drejtuan penalltive. Balotelli arriti te mposhte Hartin dhe Gerrard beri te njejten gje me Buffonin. Montolivo gaboi ne te dyten per italianet ndersa Rooney ishte i sakte. Me pas radhen e kishte Pirlo, i cili shenoi mjaft bukur duke i dhene shprese italianeve. Young goditi traversen duke barazuar shifrat, por Nocerino kaloi te tijte ne avantazh. Fatin e Youngut pati edhe Cole, i cili goditi me te majten nga krahu i majte i Buffon. Ky i fundit arriti te prese topin e mbrojtesit anglez duke i dhene shansin e fundit Diamantit, i cili nuk gaboi dhe vulosi bileten e Italise ne gjysmefinale. Tani Italia do te perballet me Gjermanine diten e enjte.

Angli – Itali 0-0 (2-4 pen)
Anglia:
Hart, Johnson, Terry, Lescott, Cole, Milner (Walcott 61’), Gerrard, Parker (Henderson 94’), Young, Rooney, Welbeck (Carroll 60’)
Italia: Buffon, Abate (Maggio 90’), Barzagli, Bonucci, Balzaretti, Pirlo, Marchisio, De Rossi (Nocerino 80’), Montolivo, Balotelli, Cassano (Diamanti 78’)
Kartone te verdhe: Barzagli, Maggio.
Gjyqtar: Pedro Proenca (Portugali)
Spektatore: 56,500
Raundi i penalltive
Anglia (2) Italia (4)
Gerrard – shenuar Balotelli – shenuar
Rooney – shenuar Montolivo – humbur
Young – humbur Pirlo – shenuar
Cole – humbur Nocerino – shenuar
Diamanti- shenuar

Tekniku Prandelli, Italia e meritoi fitoren, por Gjermania favorite
Prandelli deklaroi pas ndeshjes se Italia e tij e meritonte kalimin me tej ne gjysmefinalet e Euro 2012, duke shtuar se Gjermania eshte favorite ne ndeshjen e ardhshme. Italia arriti te fitonte ne raundin e penalltive ndaj Anglise pas 120 minutave qe perfunduan barazim 0-0.
“Ne luajtem nje ndeshje mjaft te mire dhe mendoj se e merituam fitoren,” tha Prandelli per Rai Sport.
“Ne arritem te benim cdo gje mire ndaj nje kundershtari te madh. Patem shume raste shenimi, por cdo gje u vendos ne fund me penalltite. Ne treguam nje shpirt te madh gare, arritem te ndalnim Angline qe te shenonte me kundersulme. Ne momentet e fundit ata provuan me topa te gjate, por pa sukses. Tani mendoj te shijoj fitoren, me vone do te mendoj per Gjermanine,” perfundoi Prandelli.
Italia tani ka dy dite pushim me pak se Gjermania per t’u pergatitur per gjysmefinalen qe luhet diten e enjte, ndersa Prandelli shtoi se skuadra e Loew eshte favorite per te kaluar ne finale.

Hodgson pas eliminimit:“Mendoj se mund te largohemi me koken lart”
Roy Hodgson ka vleresuar vendosmerine dhe shpirtin e skuadres se tij pasi Anglia u eliminua nga Euro 2012 me penallti nga italianet. “Tre Luanet” arriten te mbaheshin per 120 minuta ndaj Italise, e cila dominoi pjesen me te madhe te lojes. Por Anglia u mund ne raundin e penalltive, duke mos arritur te mposhte bilancin negativ te 11 metershave. Pavaresisht humbjes, Hodgson shprehu krenarine e tij per lojtaret e Anglise dhe pershendeti mbeshtetjen e tifozerise angleze ne shkallet e stadiumit te Kievit.
“Lojtaret luftuan mjaft,” tha Hodgson per BBC Sport. “Tifozeria i mbeshteti mjaft, ata ishin te magjishem. Nuk kisha pare me asnjehere nje mbeshtetje te tille. Ne raundin e penalltive mendova se do te ishte radha jone te fitonim. Por duket se praktika nuk na ndihmoi aspak, edhe pse u stervitem mjaft per kete dite. Te peste gjuajtesit tane jane lojtare mjaft te mire. Ne kampin e stervitjes, Ashley Cole dhe Ashley Young asnjehere nuk kishin gabuar. Por mendoj se eshte e veshtire te mposhtesh kembet e lodhura pas 120 minutave loje dhe presionin brenda vetes. Italianet arriten te benin gjithcka me mire se ne. Penalltia e Pirlos ishte nje shembull mjaft i bukur.”
Edhe pas eliminimit zhgenjyes, Hodgson beson se Anglia mund te largohet nga kompeticioni me krenari, pasi arriti te thyente pritshmerite e te gjitheve. Ai shtoi: “Mendoj se shanset ishin te barabarta per te dyja skuadrat, cyshtja ishte kush do te kishte fatin e mire t’i merrte. Ne e filluam te lodheshim mjaft dhe ishte shume e veshtire te menaxhoje lojen ne ate pike. Por mendoj se ne mund te largohemi me koken lart,” perfundoi Hodgson.

Ish-trajneri i Anglise Capelo: Nuk jam “spiun” i Italise
Fabio Capello eshte inatosur me te gjithe ata qe kane deklaruar se ai po ndihmonte Italine te pergatiste ndeshjen cerekfinale te Euro 2012 kunder Anglise. Djali i tij, Pierfilipo, ka treguar se tekniku ka qene i pavendosur se cilen skuader duhet te mbeshteste ne ate ndeshje.
Pak para se te mberrinte ne Majemi per nje ndeshje miqesore te fondacionit “Leo Messi”, Capellos iu treguan shkrimet e shtypit rreth aludimeve se ai po punonte per Italine.
“Kush dreqin po i shkruan keto plehra? Do t’i hedh ne gjyq”, ishte komenti i trajnerit italian, ndersa i biri tregoi te gjithe situaten. “Fabio u inatos shume kur i tregova se cfare shkruhej. Ne do te ndermarrim veprime ligjore ndaj kujtdo qe ka sugjeruar se ai ka qene duke e ndihmuar trajnerin e Italise. Ata as nuk kane folur bashke prej nje viti. Eshte nje fyerje ndaj Fabios qe te sugjerohet se ai mund te tregoje dicka pasi ka punuar 4 vite per Federaten Angleze. Ai ka marredhenie mjaft te ngushta me njerez ne FA, nuk do ta bente kurre nje gje te tille, e vlereson maksimalisht raportin e mire qe ka me futbollistet angleze. Ai nuk ka punuar as per te ndihmuar Angline, nuk i njeh lojtaret italiane me mire se Hodgson. Besoj se nuk e ka ndare mendjen se per ke te jete tifoz ne kete ndeshje”, ishte deklarata e djalit te Capellos, para cerekfinale qe u fitua nga Italia.

Pirlo: Ishte me e lehte te shenoja me stilin e “luges”
Fantazisti i azurreve, Andrea Pirlo, realizoi penalltine me te bukur ndaj anglezeve, me nje gjuajte me stilin e famshem te “luges”. Mesfushori qe po perjeton nje sezon te suksesshem si me Juventusin, ku fitoi titullin kampion, ashtu dhe me kombetaren, shpjegon momentin e gjuajtjes nga pika e bardhe.
“Pashe portierin qe ishte shume i karikuar dhe mendova te bej kete, ishte me e lehte ta godisja topin ne ate menyre. De Rossi? Po ben nje Evropian te madh, por per fat te keq pesoi nje demtim te lehte. Shpresojme te rikuperohet per te enjten”, tha Pirlo.

Diamanti: U vu drejtesia ne vend
Alessandro Diamanti ishte autori i 11-metershit qe dergoi Italine ne gjysmefinale ku perballe do te kete Gjermanine. “Nuk e prisja, por e kisha besuar. Ishte nje fitore e merituar dhe penalltite vune drejtesine ne vend. Beme ate qe na kerkoi trajneri, duke u pergatitur me nje optimizem te madh per kete sukses. Ishte nje ndeshje e madhe nga ana jone qe nga minuta e pare deri ne fund. Ishte nje beteje dhe shkoi mire per ne”, ka thene Diamanti pasi eliminoi anglezet ne cerekfinale.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *