Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov komenton mundësinë e përsëritjes së konfliktit të 2001

Ivanov komenton mundësinë e përsëritjes së konfliktit të 2001

24 qershor-Në pyetjen se në Maqedoni a mund të përsëritet 2001, duke pasur parasysh tensionet etnike që janë vërejtur së fundi, Ivanov është përgjigjur” “Thonë se Ballkani është fuçi baroti. Megjithatë, asnjëherë fitili i kësaj fuçie të barotit nuk është ndezur këtu në pjesën jugore të këtij rajoni”.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në një intervistë për kanalin televiziv evropian “Euronews” ka folur për zhvillimet politike, tensionet ndëretnike dhe kontestin e emrit.

Në pyetjen se në Maqedoni a mund të përsëritet 2001, duke pasur parasysh tensionet etnike që janë vërejtur së fundi, Ivanov është përgjigjur” “Thonë se Ballkani është fuçi baroti. Megjithatë, asnjëherë fitili i kësaj fuçie të barotit nuk është ndezur këtu në pjesën jugore të këtij rajoni”.

Duke folur për tensionet e fundit ndëretnike, duke i konsideruar si raste të izoluara dhe se Maqedonia sipas tij ka arritur që të zgjidh këto probleme.

Presidenti Gjorgje Ivanov ka deklaruar se Greqia patjetër duhet të pranojë realitetin e ri që quhet “Republika e Maqedonisë”.

“Ndërsa grekët akoma kanë vizionet e shekullit 19. Jemi të bindur se ata kanë krijuar mitin për ekzistimin e tyre, në një periudhë kur nuk mund të verifikohen faktet, nuk ka pasur internet dhe ata kanë ngelur të pandryshueshëm në vizionin që vetë e kanë krijuar”, ka deklaruar presidenti maqedonas në një intervistë për televizionin evropian “Euronews”, i pyetur se çfarë porosie do ti dërgonte Athinës për të dalur nga qorrsokaku i zgjidhjes së emrit dhe parandalimit të bllokadave të mëtejme për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ivanov ka shtuar se nga Qeveria e re greke pret që të respektojë realitetin dhe të jetë e hapur për bashkëpunim.

I pyetur lidhur me vendosjen e përmendoreve gjigante nëpër Shkup, Ivanov ka shtuar se kjo nënkupton ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave që kanë ndodhur sipas tij në këtë vend.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *