Home / Lajme / Maqedoni / Janë konstatuar keqpërdorime në kategorizimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim

Janë konstatuar keqpërdorime në kategorizimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim

28 qershor-
Këto raste, si dhe dhjetëra të tjera, për të cilat gjithashtu ka pasur lajmërim për kategorizim jo të duhur, janë shkak që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Arsimit dhe Shkencës, të punojnë në përparimin e punës së komisioneve të cilët e kryejnë këtë kategorizim.

Prindërit i kanë detyruar fëmijët që të aktrojnë se janë me pengesa në zhvillim, me qëllim që të regjistrohen në shkollat për fëmijët me nevoja të veçanta dhe të marrin shtesë të veçantë që shteti i paguan për ata.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka zbuluar dhjetëra raste të tilla pasi kanë marrë lajmërim nga mësimdhënësit se fëmijët, të cilët kanë qenë të kategorizuar me nevoja të veçanta dhe janë regjistruar në shkollat speciale, gjatë mësimdhënies janë sjellë si fëmijë pa pengesa në zhvillim.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski në pres-konferencën e sotme theksoi se të gjitha rastet për momentin po kontrollohen, dhe po kontrollohet edhe dokumentacioni në bazë të së cilit fëmija është kategorizuar. Paralajmëroi se do të kërkohet përgjegjësi edhe nga prindërit dhe nga mjekët të cilët e kanë kryer kategorizimin përderisa për këtë sigurohen dëshmi të nevojshme.

Këto raste, si dhe dhjetëra të tjera, për të cilat gjithashtu ka pasur lajmërim për kategorizim jo të duhur, janë shkak që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Arsimit dhe Shkencës, të punojnë në përparimin e punës së komisioneve të cilët e kryejnë këtë kategorizim.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov pajtohet se zbatimi i kësaj rregullore duhet të mundësojë kategorizim të nevojshëm të fëmijëve, veçanërisht, siç tha, nga grupet margjinale.

“Do të formohen komisione nga shkalla e parë dhe e dytë. Shkalla e parë është në nivel të mbrojtjes sekondare shëndetësore, ndërsa shkalla e dytë në terciare. Në propozimin e MPPS-së mund të kërkohet revizion i punës së dy komisioneve. Në mënyrë të tillë presim të kemi metodë shumë më të saktë për kategorizimin dhe zvogëlimin e mundësive që kjo të jetë joadekuate, sepse kjo më vonë mund të shkaktojë pasoja të këqija pas fëmijëve të cilët janë me zhvillim normal, ndërsa janë dërguar në shkolla speciale”, tha Todorov.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev informon se në Maqedoni ka 12 shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta, prej të cilëve tetë fillore dhe katër të mesme. Në vitin shkollor 2011-2012 në shkollat fillore janë regjistruar 400 fëmijë në 87 paralele, ndërsa në shkollat e mesme 285 fëmijë në 55 paralele.

Besojmë, tha Kralev, se me kriteret e përforcuara dhe kategorizimin e ri, nxënësit me nevoja të veçanta do të mund ta marrin maksimalen nga procesi arsimor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *