Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Kontrolli i sjelljeve të paligjshme do të zhvillohet në çdo centimetër të shtetit

Jankulloska: Kontrolli i sjelljeve të paligjshme do të zhvillohet në çdo centimetër të shtetit

“Në këtë aksion policor janë zbuluar dhe kontestuar 128 aparate për organizimin e lojërave të fatit, tavolinave për rulet dhe për poker”, deklaroi Jankulloska, duke theksuar se ky është vetëm vazhdim i aktiviteteve të vazhdueshme për përgjigje të të gjitha sjelljeve të paligjshme.

SPB Tetovë dhe Drejtoria për të ardhura publike mbrëmë kanë mbyllur shtatë objekte për lojëra të fatit të cilat nuk i plotësojnë kushtet ligjore për punë në Tetovë dhe në Gostivar, informoi sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Ajo pas vizitës në fshatin e Ohrit Belçishta duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se në vazhdimin e aksionit “Donator” në zonën e SPB Tetovë ishin të kontrolluara 10 objekte për lojëra të fatit.

“Në këtë aksion policor janë zbuluar dhe kontestuar 128 aparate për organizimin e lojërave të fatit, tavolinave për rulet dhe për poker”, deklaroi Jankulloska, duke theksuar se ky është vetëm vazhdim i aktiviteteve të vazhdueshme për përgjigje të të gjitha sjelljeve të paligjshme.

Operacioni “Donator” theksoi ministrja, nuk do të ndalet do të vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme.

“Në të kaluar kishte spekulime të ndryshme se aksioni është lokalizuar dhe zona të caktuara nuk janë lëndë e interesit të institucioneve, por me këtë kontroll të veprimit të cilin e kishim së bashku me DAP-in konfirmojmë se kontrolli duhet të zhvillohet dhe do të vazhdohet në çdo centimetër të territorit të Republikës së Maqedonisë”, nënvizoi Jankulloska

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *