Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska do të vozitet me Benz prej 578 mijë euro

Jankullovska do të vozitet me Benz prej 578 mijë euro

Makina është e prodhuar sipas standardeve më të larta të sigurisë VR6/BR7, ndërsa është blerë nga salloni Makauto Star në Shkup, përfaqësues i Mercedes Benz në Maqedoni.

Ministrja e Brendshme në Maqedoni, Gordana Jankullovska ka përtërir makinën e saj zyrtare.

Ajo këtyre ditëve do të ketë rastin të vozitet me makinën e blinduar të sapoblerë Mercedes Benz, që ka një vlerë prej 578 mijë euro.

Makina është e prodhuar sipas standardeve më të larta të sigurisë VR6/BR7, ndërsa është blerë nga salloni Makauto Star në Shkup, përfaqësues i Mercedes Benz në Maqedoni.

Sipas informacioneve të MPB-së, Benzi i ri do të shfrytëzohet edhe për transportimin e delegacioneve më të larta diplomatike dhe se kjo makinë është e para që disponon MPB me nivelet e larta të sigurisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *