Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Rritet evidentimi i rasteve të dhunës familjare dhe procesuimi ndëshkues i numrit të kryerësve të regjistruar

Jankullovska: Rritet evidentimi i rasteve të dhunës familjare dhe procesuimi ndëshkues i numrit të kryerësve të regjistruar

28 qershor- “Ligji mund të dënojë dhe sanksionojë, por shenjat në shpirtin jetën e njeriut nuk mund të kompensohen me kurrëfarë sanksione. Për këtë shkak nevojitet të fokusohemi në diçka që i paraprin këtij lloji të veprave penale. Për këtë shkak është i rëndësishëm parandalimi nga dhuna familjare dhe ngritja e vetëdijes shoqërore”, tha Jankulloska.

Gjatë disa viteve të kaluara kemi trend të evidentimit të rritur të rasteve të dhunës familjare të përcjellur me procesuim të rritur ndëshkues të numrit të kryerësve të regjistruar. Analitikisht mund të konstatohet se gjatë periudhës së kaluar ka ndryshuar vetëdija për dhunën familjare. Gjithnjë e më tepër dhe gjithnjë e më hapur po flitet për këtë problem, ndërsa shoqëria është më senzitive, më mirë e njeh dhe në mënyrë adekuate reagon.

Këtë sot e kumtoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në fjalimin në debatin publik kushtuar Strategjisë kombëtare për pengimin dhe mbrojtjen e dhunës familjare 2012-2015, i cili mbahet në organizim të Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Shoqëria e Maqedonisë, institucionet e saj dhe oponioni, potencoi ajo, janë të gatshme ta detektojnë, demistifikojnë dhe t’i kundërshtohen dukurisë së tillë.

“Sa është më e shëndoshë familja, aq do të jetë më e shëndoshë edhe bashkësia dhe shteti. Bëhen hapa të fuqishme sistematike në drejtim të pengimit dhe mbrojtjes nga dhuna familjare. Problemi është tejet i rrezikshëm sipas pasojave të cilat ndodhin nga ai. Ligji mund të dënojë dhe sanksionojë, por shenjat në shpirtin jetën e njeriut nuk mund të kompensohen me kurrëfarë sanksione. Për këtë shkak nevojitet të fokusohemi në diçka që i paraprin këtij lloji të veprave penale. Për këtë shkak është i rëndësishëm parandalimi nga dhuna familjare dhe ngritja e vetëdijes shoqërore”, tha Jankulloska.

Në tremujorin e parë të vitit, sqaroi ajo, janë evidentuar 134 vepra penale të kryera gjatlë dhunës familjare, që është nëntë për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski theksoi se 95 për qind nga Strategjia kombëtare për pengimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare, të cilën e ka miratuar Qeveria në vitin 2008 është realizuar dhe do të kontribuojë për ngritjen e vetëdijes dhe zhvillimin e mospranimit të dhunës familjare si shkelje e ashpër të të drejtave të njeriut dhe lirive.

Kryetarja e Komisionit, Liljana Popovska në fjalimin para të pranishmive tha se strategjia është e përgatitur në kuadër të një projekti më të gjerë, i cili është i përkrahur nga Mbretëria e Holandës, e në të cilin aktivisht marrin pjesë ministritë e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Punëve të Brendshme.

Straegjia, tha ajo, është përpunuar në bashkëpunim me ekspertë nga sfera që e mbulojnë çështjen për dhunën familjare, por edhe me sektorin joqeveritar.

Dijadre Bojd, koordinatore e përhershëm i KB-së, tha se duhet të inkurajohen viktimat e dhunës familjare. Sipas saj, vetëdija publike për këtë çështje është shumë më e zgjeruar, ndërsa toleranca dhe pranimi i dhunës familjare në mënyrë dramatike po ndryshohet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *