Home / Sport / Kapiteni i Renovës Nuhiu pa kontratë

Kapiteni i Renovës Nuhiu pa kontratë

“Është e vërtetë se për momentin jam futbollist i lirë, pasi kontrata që kisha ka skaduar. Me drejtuesit e klubit kemi nisur bisedimet për kontratë të re, mirëpo ende nuk kemi vazhduar bashkëpunimin. Ka disa obsione për të vazhduar jashtë shtetit, por për momentin nuk është dicka konkrete, ndërsa edhe pse nuk mungojnë ofertat nga ekipet vendore, Renova ka përparësi këtu në Maqedoni.Mirëpo kuptohet se unë jetoj nga futbolli dhe kam kushtet e mia në lidhje me kontratën e re”, deklaroi Nuhiu, duke konfirmuar se për momentin është futbollist i lirë.

Garat në futbollin vendor kanë përfunduar dhe skuadrat tani më disa ditë janë në pushim të merituar (përvec ekipeve që luanin në balotazh). Tani në këto ditë pushimi drejtuesit e ekipeve përvec planeve për të ardhmen, njëkohësisht mendojnë për përforcim me futbollist të rrinjë, por edhe mbajtjen e futbollistëve aktual. Renova e Xhepcishtit la pas një sezon të suksesshëm, ku arriti të fitojë titullin e kampionit në Kupën e Maqedonisë, ndërsa në kampionat syri vendin e katërt. Kështu Renova arriti që edhe këtë sezon të sigurojë dalje në arenën ndërkombëtare, gjegjësisht në Liga Evropa. Gjithsesi se njëri prej futbollistëve më të merituar në rrugëtimin e Renovës drejt këtij suksesi është kapiteni i skuadrës, Fisnik Nuhiu. Ai në cdo ndeshje ishte udhëheqës i skuadrës dhe i pari që merte përgjegjësinë për të bërë hapin e duhur në cdo situatë. Dhe jo vetëm këtë sezon, por gjatë gjithë këtyre viteve që është pjesë e Renovës. Mirëpo tani situata e tij te ekipi xhepcishtas është në një udhëkryq, pasi me përfundimin e sezonit i ka skaduar kontrata. Nga të dyja taboret nuk fshehin dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin, mirëpo për momentin dicka e tillë nuk ka ndodhur dhe kapiteni Nuhiu ka statusin e futbollistit të lirë. “Është e vërtetë se për momentin jam futbollist i lirë, pasi kontrata që kisha ka skaduar. Me drejtuesit e klubit kemi nisur bisedimet për kontratë të re, mirëpo ende nuk kemi vazhduar bashkëpunimin. Ka disa obsione për të vazhduar jashtë shtetit, por për momentin nuk është dicka konkrete, ndërsa edhe pse nuk mungojnë ofertat nga ekipet vendore, Renova ka përparësi këtu në Maqedoni.Mirëpo kuptohet se unë jetoj nga futbolli dhe kam kushtet e mia në lidhje me kontratën e re”, deklaroi Nuhiu, duke konfirmuar se për momentin është futbollist i lirë. Nuhiu është pjesë e Renovës tani më 7.5 vite dhe sukseset më të mëdha në karrierë i ka arritur pikërisht si pjesë e Renovës. “Renova ka një vend të posacëm në zemrën time, pasi te ky ekip kam kaluar periudhën më të suksesshme në karrierë. Te Renova jam 7-të vite e gjysmë, thuajse nga fillimi i këtij projekti, duke shijuar ngjitjen në Ligë të Parë, debutimin në Evropë, titullin e kampionit dhe tani edhe Kupën e Maqedonisë. Këto suksese më kanë lidhur me klubin shumë edhe në aspektin emocional, prandaj e përsëris se do të kisha dashur të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre. Shpresoj që drejtuesit e klubit të vlerësojnë kontributin tim dhe këtë ta shpërblejnë me kontratë të re në të cilën do të shqytroheshin edhe kërkesat e mia për marëveshje të re. Shpresoj që së shpejti të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe të firmosim vazhdimin e bashkëpunimit”, përfundoi Nuhiu, njeriu i cili do të mbetet në historinë e kësaj skuadre, si personi që kishte nderin të cojë lartë dy trofe, titullin e kampionit në vitin 2010 dhe Kupën e Maqedonisë në vitin 2012.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *