Home / Sport / Këshilli Iniciativ nuk arriti të ndrojë pushtetin në FFM, pasi Haxhiristevski dribloi me sukses

Këshilli Iniciativ nuk arriti të ndrojë pushtetin në FFM, pasi Haxhiristevski dribloi me sukses

Hari nuk do të ishte Hari nëse nuk do të sillte kontra-goditje. Një ditë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të opozitës, Haxhiristevski grumbullon Këshillin Drejtues dhe urdhëron të gjithë të japin dorëheqje, në përjashtim të kryetarit dhe nënkrytarit Idrizi. Njëkohësisht Haxhiristevski vendos që më 29 korrik të zhvillohet Kuvend të Jashtëzakonshëm.

Edhe pse Këshilli Iniciativ për ndryshime në FFM në mënyrë pompoze paralajmërojë ‘rrënimin’ e rregjitmit të Haxhiristevskit me futbollin vendor, megjithatë asgjë nga kjo nuk u realizua, pasi i ‘pavdekshmi’ Hari edhe një herë ‘dribloi’ me sukses, duke arritur të mbijetojë edhe kësaj rradhe. Gjithsesi duket se rrethi i tij është ngushtuar dhe duket se do të ketë sulm të fuqishëm për ndrimin e tij në Kuvendin e 29 Korrikut në Ohër. Ndërkohë mësoher se ish kandidati për kryetar të FFM-së, Masar Omeragiq ka fituar kontestin me FFM-në i cili zhvillohej në Lozanë dhe tani mund të kandidohet për të qenë numri një i futbollit vendor. Por të nisim me rradhë. Këshilli Iniciativ për ndryshime tani më një kohë është duke u përgatitur për të ndëruar drejtuesit aktual të futbollit vendor, ndërsa caktuan Kuvend të Jashtëzaknshëm për datë 23 qershor, ku mes tjerash do të kërkohej votëbesimi për kryetarin Haxhiristevskin. Mirëpo Hari nuk do të ishte Hari nëse nuk do të sillte kontra-goditje. Një ditë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të opozitës, Haxhiristevski grumbullon Këshillin Drejtues dhe urdhëron të gjithë të japin dorëheqje, në përjashtim të kryetarit dhe nënkrytarit Idrizi. Njëkohësisht Haxhiristevski vendos që më 29 korrik të zhvillohet Kuvend të Jashtëzakonshëm. Kjo ecuri e ngjarjeve bëri që Këshilli Iniciativ në vend se të mbajë Kuvendin e planifikuar që më parë, zhvilluan takim me gazetarë në të cilën bënë publike se pajtohen me kushtet për mbajtjen e Kuvendit më 29 korrik. Nga opozita thonë se nuk pajtohen me vendin e mbajtjes së Kuvendit dhe se do të kërkojnë që ai të mbahet në Shkup e jo në Ohër. „Do të ishte mirë që sot (e shtunë) të mbanim kuvendin, megjithatë kishte disa paralajmërime nga UEFA dhe FIFA se po që se mbahet kuvendi mund të pësonimn represione. Atë që ne si Këshill Iniciativ e kemi kërkuar, me marrëveshjen e djeshme e kemi arritur. Në këtë mënyrë qëllimit tonë për ndryshime i’a arritëm”, deklaroi Stojançe Zllatanovski, përfaqësues i opozitës së FFM-së. Kryetari aktual i FFM-së, Harrallampie Haxhiristevski në takimin me opozitarët ka premtuar se nuk do të rikandidohet për postin e kryetarit në Kuvendin e jashtëzakonshëm, i cili përfundimsht do të mbahet më 29 korrik.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *