Home / Sport / KF Saraji synon Ligën e Dytë

KF Saraji synon Ligën e Dytë

“Është sukses i madh për ne, realizim i një ëndëre të kahmotshme. Kur por formonim skuadrën mendonim nëse ndonjëherë do të arrijmë të ngjitemi më lartë, mirëpo me punë si duket gjithcka arrihet. Besoj se nëse vazhdojmë të punojmë kështu si kemi nisur, jam i bindur se kemi kapacitet të kaojmë edhe një kategori dhe të ngjitemi në Ligën e Dytë”, deklaroi nënkryetari i KF Sarajit, Nehat Beqiri.

Me punë profesionale, organizim të mirëfilltë, përkushtim maksimal dhe vullnet për sukses mund të arrihet gjithcka, madje edhe në afat të shkurtër kohor. Futbolli është sport që kërkon plan afatgjatë në rrugën drejt suksesit, mirëpo KF Saraji ka treguar se gjërat mund të arrihen edhe më shpejtë, nëse gjithë mozaiku plotësohet si duhet. Kryesi ambicioze dhe të përpiktë, futbollistë të rrinjë, kualitativ dhe të disiplinuar, të kombinuar me mbështetje solide finansiare, cojnë te suksesi. Kështu mund të përshkruhet skuadra e futbollit Saraji. E formuar vetëm një vit më parë, skuadra nga Saraji i Shkupit Brenda 12-të muajve sjell suksesin e parë historik, duke u shpalluar kampione e Ligës së Katërt dhe më pas përmes balotazhit ngjitet në Ligën e Tretë. “Është sukses i madh për ne, realizim i një ëndëre të kahmotshme. Kur por formonim skuadrën mendonim nëse ndonjëherë do të arrijmë të ngjitemi më lartë, mirëpo me punë si duket gjithcka arrihet. Normal suksesi nuk erdhi vetë, por ishte rezultat i një pune të palodhshme të futbollistëve, stafit teknik dhe kryesisë”, sqaron nënkryetari i KF Sarajit, Nehat Beqiri, i cili në vazhim flet për arsyet që i shtynë të formojnë klubin e futbollit. “Qëllimi jonë që në fillim ishte që rrinia mos të mbetet rrugëve, por të meret me sport, në këtë rast konkretisht me futboll. Pasi vendosëm të formojmë klubin, vitin e kaluar për herë të parë u rregjistruam dhe për fat të mirënë vitin e parë të garave arrijmë të ngjitemi më lartë. Kjo është arritje e madhe, nëse kemi parasysh faktin se ekipet tjera kanë përvojë mbi 10-të vjecare, sidomos Bratsvo dhe Treska e Shishovës që egzistojnë mbi 17-të vite”. Dhe pikërisht skuadra e Bratstvos së bashku me Flamurtarin ishin rivalët kryesorë të Sarajit për titullin e kampionit në Ligën e Katërt. Mirëpo në këtë luftë Saraji ishte superior duke mbyllur sezonin në vendin e parë me 32 pikë të tubuara, pasi në 12-të takime të zhvilluara regjistroi 10-të fitore dhe dy barazime. Me këtë sukses KF Saraji duhej të luajë në balotazh për hyrje në Ligën e Tretë dhe kundërshtar i tyre në këtë duel ishte KF Gobleni i Kumanovës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari të Shkupit u mbyll baraz 2:2, ndërsa në egzektuimin e penaltive Saraji ishte më me fat dhe në fund mori fitoren 4:3, duke siguruar inkuadrimin në Ligën e Tretë. Sukses i madh për Sarajin dhe rrethinën, ndërsa kjo arritje duket se ka entuziazmuar drejtuesit e klubit që të kërkojnë edhe më shumë. “Unë për nga natyra jam optimist dhe besoj se nëse vazhdojmë të punojmë kështu si kemi nisur, jam i bindur se kemi kapacitet të kaojmë edhe një kategori dhe të ngjitemi në Ligën e Dytë. Kuptohet se për një gjë të tillë duhet nivel më lartë organizimi, disa përforcime cilësore dhe mbështetje më të fuqishme finansiare”, shprehet Beqiri. KF Saraji në rrugëtimin drejt Ligës së Tretë fillimisht për trajner kishte Afrim Bajramin, ndërsa më pas punën e tij e mori Lekë Zajazi me ndihmësin e tij Shemsedi Jonuzin. E në ndërkohë sa i përket anës finansiare, KF Saraji ka funksionuar me mjete personale të disa afaristëve, ndërsa kishte mbështetje edhe nga komuna e Sarajit. Tani në Ligë të Tretë sigurisht që do të duhen më shumë mjete dhe për këtë drejtuesit e klubit presin që të mbështeten nga afaristë të ndryshëm. E në ndërkohë paralelisht me suksesin e ekipit të parë, KF Saraji ka edhe shkollën e futbollit që punon me tre kategori fëmijësh. Në akademinë e futbollit të KF Sarajit stërviten mbi 70-të fëmijë të ndarë në tre grupe edhe atë të viteve 1999/2000, 2001/2002 dhe 2003/2004. Dhe vërtetim se në këtë përbërje ka potencial, flet fakti se kohë më parë KF Saraji me 18 futbollistë të gjeneratës 99/00 mori pjesë në një një turne ndërkombëtar në Medulin të Kroacisë, ku zunë vendin e tretë. Ky është një sukses tjetër i KF Sarajit në këtë afat të shkurtër kohor të egzistencës së tyre, ndërsa përfundimsht arsye për të besuar në një të ardhme të ndritur. Dhe KF Saraji ka të qarta synimet, pasi duket se vitin e ardhshëm do të tentojnë të ngjiten në Ligën e Dytë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *