Home / Lajme / Botë / Kili:kapet 1.75 tonë kokainë e porositur nga shqiptarët

Kili:kapet 1.75 tonë kokainë e porositur nga shqiptarët

Sipas hetuesve, kokaina e transportuar me porosi të shqiptarëve ishte 100% e pastër dhe prej dy muajsh anëtarët e dyshuar të organizatës kriminale ishin vënë nën vëzhgim nga policia.

Një kamion me 1.75 tonë kokainë që kishte destinacion Shqipërinë është sekuestruar nga policia e Kilit mesditën e shtunë. Sipas hetuesve vendas, sasia kolosale e lëndës narkotike vinte nga Bolivia, por ishte e porositur nga Shqipëria, raporton Shekulli. Droga ishte fshehur në goma zetorësh, të cilat më pas ishin ngarkuar në kamionin e kapur nga uniformat blu.

Sipas hetuesve, kokaina e transportuar me porosi të shqiptarëve ishte 100% e pastër dhe prej dy muajsh anëtarët e dyshuar të organizatës kriminale ishin vënë nën vëzhgim nga policia.

Bashkë me drogën e sekuestruar është bërë edhe arrestimi i anëtarëve të organizatës, të cilët kanë kombësi kiliane dhe boliviane. Sipas hetuesve, lënda narkotike vinte nga Bolivia, kalonte në Kili, në Bregun e Fildishtë dhe më pas kishte si destinacion final Holandën. Gjithçka kryhet me porosi të shqiptarëve, identiteti i të cilëve për arsye hetimi nuk bëhet ende i ditur.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *