Home / Lajme / Rajon / Kokainë e pastër në rivierën italiane, kapen 3 shqiptarë

Kokainë e pastër në rivierën italiane, kapen 3 shqiptarë

2 qershor-Gjatë kontrollit në apartamentin e tyre u gjet 800 gram kokainë e cilësisë së pastër e cila sipas policisë kap verën e 80 mijë eurove, dy peshore elektronike si dhe pajisje për paketimin e lëndës.

Tre shqiptarë të moshës 25, 26 dhe 27 vjeçare u vunë në prangat e policisë në Pesaro të Italisë të akuzuar si anëtarë të një rrjeti për trafikimin dhe tregtinë e lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë në rivierën e Pesaros ku u zbuluan nga policia teksa shpërndanin drogë, ndërsa po i jepnin disa doza një të riu.

Siç informon noa.al, pas sinjalizimit të policisë tre shqiptarët tentuan arratinë me makinën e tyre por pas një ndjekje të shkurtër ata u arrestuan.

Gjatë kontrollit në apartamentin e tyre u gjet 800 gram kokainë e cilësisë së pastër e cila sipas policisë kap verën e 80 mijë eurove, dy peshore elektronike si dhe pajisje për paketimin e lëndës.

Ndër të tjera në banesën e tyre u gjet edhe një listë me emrat e klientëve si dhe sasinë e drogës që ata kishin blerë, një mënyrë kjo për të bërë llogaritë mes tyre

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *