Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë e vogla shpëtim për ekonominë

Kompanitë e vogla shpëtim për ekonominë

7 qershor-“Kjo odë ekonomike organizon çdo vit vizita tek anëtaret e saj ku bëjnë pjesë 155 firma. Është e rëndëisshme të jesh pjesë e saj, pasi që të gjitha kontaktet me jashtë i bëjmë përmes kësaj ode, kjo është e rëndësishme edhe për të gjithë kompanitë”, tha Abduramani.

Fabrikën Vezë Sharri në Trebosh të Tetovës, e kanë vizituar përfaqësues të Odës Ekonomike nga Gjermania, pjesë e së cilës është edhe kjo fabrikë. Qëllimi i vizitës ishte njohja me ecurinë e kësaj fabrike pas dëmit që pësoi nga zjarri dhe ngritja e saj e sërishme në këmbë. Arben Abduramani, pronari kësaj farbike shprehet se “Vezë Sharri” është anëtare e kësaj ode ekonomike që nga themelimi, dhe pjesëtarët e saj bëjnë vizita tek firmat që janë në kofinancim apo bashkëpunim me komapni gjermane.
“Kjo odë ekonomike organizon çdo vit vizita tek anëtaret e saj ku bëjnë pjesë 155 firma. Është e rëndëisshme të jesh pjesë e saj, pasi që të gjitha kontaktet me jashtë i bëjmë përmes kësaj ode, kjo është e rëndësishme edhe për të gjithë kompanitë”, tha Abduramani.
Mihael Shmid, kryetar i odës ekonomike gjermano-maqedonase, me seli në Beograd, por që përfshinë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Sërbinë, thotë se në këtë kohë krize është më rëndësi që të investohet në biznese të vogla që të mbijetohet kriza globale ekonomike dhe kjo vlen edhe për Maqedoninë. “Që një ekonomi, apo një shtet të jetë stabil duhet të ketë më shumë bizese të vogla dhe të mesme.Ata e mbajnë gjallë ekonominë e një shteti. Më shumë se 3 milion biznese të vogla janë të rregjistruara në Gjermani, dhe kjo është shumë e rëndësishme që në këtë drejtim të bëhen investime dhe në Maqedoni. Kur i keni këta kompani të vogla, apo të mesme edhe nëse një degë e ekonomisë ka kolaps atëherë kompanitë e vogla janë shpëtim që të mos ketë papunësi të madhe dhe varfëri”, tha Shmid. Edhe fabrika Vezë Sharri, është një koofinancim gjermano-shqiptarë, e cila vite më radhë ëhstë një rrëfim i suksesshëm për zhvillimin e ekonomisë në këtë rajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *