Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi Amerikan vëmendje për çështjen shqiptare

Kongresi Amerikan vëmendje për çështjen shqiptare

24 qershor-Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, problemet e fundit dhe nevoja për demokratizimin dhe integrimet euroatlantike të këtij vendi kanë qenë temat e takimit lidhur me zhvillimet në Maqedoni. Siç mësohet nga pjesëmarrësit në këtë takim është njoftuar edhe mbi nismat për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Krerët e Komunitetit Shqiptaro – Amerikan si dhe Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane mbrëmë janë takuar me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, John Boehner.

Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe kongresmenia republikane Nan Hayworth nga Nju Jorku.

Në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet politike të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit si dhe rolin e komunitetit shqiptaro – amerikan.

Delegacioni shqiptaro – amerikan në këtë takim ka folur edhe mbi zhvillimet politike të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe më gjerë.

Në aspektin e zhvillimeve në Maqedoni janë shprehur anëtarët e delegacionit të udhëhequr nga Xhevat Sherifi, kryetari i Komunitetit Shqiptaro – Amerikan nga shteti Illionis, por edhe përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve shqiptaro- amerikane nga shtetet e tjera, ndër të cilët Ramazan Veliu nga shteti Nju Xhersi.

Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, problemet e fundit dhe nevoja për demokratizimin dhe integrimet euroatlantike të këtij vendi kanë qenë temat e takimit lidhur me zhvillimet në Maqedoni. Siç mësohet nga pjesëmarrësit në këtë takim është njoftuar edhe mbi nismat për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Në takimin me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan kanë marrë pjesë: Joseph DioGuardi, Xhevat Sherifi, Agim Aliçkaj, Prel Dedaj, Ramazan Veliu, David Balaj, Zef Balaj, etj.

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit premtoi se së shpejti do të organizojë një pritje zyrtare dhe të veçantë për delegacionin shqiptaro – amerikan.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *