Home / Lajme / Maqedoni / Kontestohet vendi i ndërtimit të konviktiti

Kontestohet vendi i ndërtimit të konviktiti

Banorët të cilët kryejnë rritet fetare në Xhaminë Eski afër Postës në Tetovë shprehin rezreva ndaj këtij projekti, por muftinia e Tetovës siguron se punohet në bazë të projektit dhe lejes që ka marrë nga komuna. Madje banorët janë shprehur se konvikti nuk ndërtohet në vendin ku është vendosur gurrëthemeli.

Banorë të lagjes Cetinska në Tetovë kanë shprehur revoltën e tyre se muftinia e Tetovës nuk o të ndërtojë konviktin e vajzave në vendin ku është paraparë dhe vendosur gurrëthemeli. Banorët kanë shfaqur dyshime se krahas konviktit do të bëhet një ndërtesë e madhe, dhe krahas kësaj ata kanë ndërprerë punët që kryen realizuesi. Ndërtimi i konviktit të vajzave që mësojnë në paralelet e shtrira të medresës Isa Beg në Tetovë, ka hapur një kontest mes disa banorëve të lagjes Cetinskë dhe Muftinisë së Tetovës e cila menaxhon me projektin. Banorët të cilët kryejnë rritet fetare në Xhaminë Eski afër Postës në Tetovë shprehin rezreva ndaj këtij projekti, por muftinia e Tetovës siguron se punohet në bazë të projektit dhe lejes që ka marrë nga komuna. Madje banorët janë shprehur se konvikti nuk ndërtohet në vendin ku është vendosur gurrëthemeli. “Kur është vendosur gurrëthemeli vjet kur ka qenë Erdogani ishte që të ndërtohet me dimenzione 10 X 15, dhe prej vjet punët ndryshuan. Objekti tash ndërtohet këtu tek varrezat. Për objektin e vogël ne u bindëm se duhet të ndërtohet konvikt por këtë object ku ka filluar të ndërtohet këtu e kundërshtojmë me çdo kusht. Ne i kemi ndaluar punët por duhet ta dijnë të gjithë se ne nuk jemi kundër konviktit por jemi kundër që të ndërtohet objekt i madh, në atë vendin ku është bërë gurrëthemeli ne nuk kundërshtojmë”, tha Servet Loki banor i lagjes Cetinskë. Ndërkohë që banorët e tjerë thonë se për këtë projekt duhet të shikohen variante të tjera. “Objekti ndoshta më të vërtetë duhet por kjo xhami është në trojet tona me shekuj dhe nuk jam dakord që të uzorpohet vendi i xhamisë, mund të shikohen variante tjera”, thotë Jusuf Jusufi, poashtu banorë në këtë lagje. Ndërkaq, nga Muftinia e Tetovës kanë bërë të ditur se kanë leje adekuate për ndërtimin e konviktit nga komuna e Tetovës. “Konform lejes së ndërtimit nga organet kompetente të komunës së Tetovës kemi obligim të drejtinformojmë popullatën islame se përkrah medresës –paraleles së vajzave në Tetovë do të ndërtohet konvikt i cili do të shërbejë për nxënënëset e medresës”, tha Namik Xhaferi sekretar në Muftininë e Tetovës. Ai ka njoftuar se projekti bëhet sipas lejes dhe kushteve së lokacionit dhe se e njejta bëhet që të ketë më shumë gjëlbërime duke siguruar banorët se muftinia e Tetovës projektin e realizon për të mirë të nxënësve të medresesë. Ndërkaq, gati se dy ditë radhazi zhvillohen takime mes këshillit të formuar nga banorët dhe muftinisë së Tetovës që të zhbllokohet kjo situatë. Nga Muftinia e Tetovës kanë shfaqur optimizëm se takimet do të rezultojnë pozitivisht dhe do të vazhdohet me punët. Ndryshe, gurrëthemeli për konviktin e paraleles së vajzave të medresës në Tetovë është hedhur gjatë vizitës së presidentit Turk Rexhep Taip Erdogan në Tetovë. Nga Muftinia e Tetovës bëjnë të ditur se tashmë janë gjetur edhe donatorët për ndërtimin e konviktit. (Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *