Home / Sport / Kroacia fut në telashe Italinë

Kroacia fut në telashe Italinë

Italia ka komplikuar shumë kualifikimin e saj në çerekfinalet e Euro 2012 pasi tani fatet e kësaj skuadre nuk janë krejtësisht në dorën e saj pas barazimit 1-1 me Kroacinë që e la me 2 pikë në renditjen e Grupit C.

Të kaltrit e Prandelit zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe kaluan në avantazh me meritë, pas një goditje dënimi perfekte te Pirlos. Por në pjesën e dytë, skuadra italiane e uli shumë ritmin e lojës dhe i dha mundësinë kroatëve që të rrezikonin dhe të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Manxhukiç, i cili mposhti Bufon pas një pavëmendje të mbrojtjes së kaltër.
“Nëse nuk arrin të mbyllësh ndeshjen, sigurisht që më pas do të pendohesh”, ishin fjalët e trajnerit Prandeli pas kësaj sfide, ku ai është kritikuar se ka vazhduar t’i qëndrojë besnik idesë së aktivizimit të Mario Balotelit, përsëri zhgënjyes. Italisë tashmë nuk i mjafton vetëm fitorja me Irlandën për të kaluar në turin tjetër, pasi një barazim 2-2 apo me më shumë gola mes Spanjës dhe Kroacisë në ndeshjen e fundit i nxjerr ato jashtë Euro 2012.
Ndërkohë, Kroacia ka qenë në qiellin e shtatë pas këtij barazimi që ka patur shijen e fitores. “Me siguri as vendi ynë nuk e priste një rezultat të tillë. Tani kemi një shans shumë të mirë për të kaluar turin”, ka pranuar trajneri Biliç.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *