Home / Sport / Kroacia mund Irlandën e merr kreun e Grupit C

Kroacia mund Irlandën e merr kreun e Grupit C

Kroacia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kalimit të turit duke mundur 3-1 Irlandën për të marrë kryesimin e Grupit C. Skuadra e Biliç ka përfituar nga barazimi mes Italisë dhe Spanjës për të qenë ajo tani një pretendente kryesore për të kaluar dhe për të lënë jashtë çerekfinaleve një pre këtyre dy superfuqive të futbollit evropian.

Në ndeshjen kundër skuadrës së drejtuar nga Xhovani Trapatoni, Kroacisë i janë dashur vetëm 3 minuta për të gjetur golin e avantazhit me anë të Manxhukiç, i cili me kokë kalon portierin Given. Rezultati barazohet nga Seint Lexher pas 18 minutave por sulmuesi Nikica Jelaviç kthen përsëri skuadrën e tij në avantazh para përfundimit të pjesës së parë.

Mjaftuan vetëm 4 minuta të tjera në fillimin e pjesë së dytë të ndeshjes, kur Manxhukiç shënoi një gol rokambolesk për të thelluar avantazhin e skuadrës ë tij në 3-1, pasi topi i gjuajtur prej tij përfundoi në shtyllë, u përplas në kokën e Given e më pas u ndal në rrjetën e portës irlandeze.

Pavarësisht tentativave të shumta për të shkurtuar diferencën nga skuadra irlandeze, rezultati nuk ndryshon dhe Kroacia merr një rezultat që e bën atë një skuadër pretendente, që mund të sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e dytë në grup nëse arrin të mundë Italinë.

Grupi C
10.06.2012
Spanjë-Itali…… 1-1
63′ Fabregas / 61′ Di Natale

Irlandë-Kroaci…..1-3
18′ Seint Lexher / 3′, 49′ Manxhukiç, 43′ Jelaviç

Renditja
Kroaci ……..3 ……3-1
Spanjë ……..1 ……1-1
Itali ……..1 ……1-1
Irlandë……..0 ……1-3

14.06.2012
Itali-Kroaci 18:00
Poznan (Poloni)
Spanjë-Irlandë 20:45
Gdansk (Poloni)

18.06.2012
Kroaci-Spanjë 20:45
Gdansk (Poloni)
Itali-Irlandë 20:45
Poznan (Poloni)

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *