Home / Sport / Kryesia e Shkëndijës ende në paqartësi

Kryesia e Shkëndijës ende në paqartësi

Është e qartë se kohë më parë kryesia aktuale në krye me Nuriman Shaqirin u konfirmua si valide nga regjistri qendror, ndërsa më pas Kuvendi i Klubit konfirmoi besimin për sponsorin Martin Potuchnik dhe firmën e tij Messi Group. Mirëpo në ndërkohë në regjistrin qendror është ankuar ish-nënkryetari Idris Ibishi, i cili pretendon të kthehet në skuadër si president.

Deri sa futbollistët dhe stafi teknik janë duke bërë punën e tyre, një grumbull paqartësishë janë në kryesinë e skuadrës. Është e qartë se kohë më parë kryesia aktuale në krye me Nuriman Shaqirin u konfirmua si valide nga regjistri qendror, ndërsa më pas Kuvendi i Klubit konfirmoi besimin për sponsorin Martin Potuchnik dhe firmën e tij Messi Group. Mirëpo në ndërkohë në regjistrin qendror është ankuar ish-nënkryetari Idris Ibishi, i cili pretendon të kthehet në skuadër si president. Për momentin pritet përgjigja e regjistrit qendror, i cili edhe nëse i jep të drejtën Ibishit, gjithsesi se do të përballet me ankesë të kryesisë aktuale dhe ky proces nuk do të mund të zgjidhet deri në përgjigen përfundimtare. Gjithë kjo duket se do të zgjasë shumë, ndërsa ekipi nuk ka shumë kohë për të pritur, pasi skuadra është para një faze të rëndësishme. Shkëndija duhet me shpejtësi të definojë shumë gjëra, rreth largimeve të futbollistëve, futbollistëve të rrinjë që do të ofrohen dhe gjithë rrjedhës së përgatitjeve para paraqitjes në Liga Evropa. Ofrohet dita kur ekipi duhet të udhëtojë jashtë vendit, ndërsa ende nuk ka zgjidhje të situatës. Në gjithë këtë duket se shumë punë përzien dikush nga regjistri qendror që ndoshta në mënyrë ilegale lejon që kjo situatë të zvaritet. S’do mend se njëra prej palëve në luftë ka të drejtë dhe tjetra jo! Por cila duhet të jetë valide mbetet pikëpyetje dhe kjo situatë duket se do të zgjasë edhe një kohë?!

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *