Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kosovës Ylber Hysa

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kosovës Ylber Hysa

21 qershor-“Më vjen mirë që sot gjendem këtu në takim me zotin Thaçi dhe partinë që ai drejton PDSH-në, e cila gjithsesi është një faktor historik në rrjedhat politike të Maqedonisë, dhe unë isha këtu që të pajtohemi se Kosova dhe Maqedonia janë vende që ndajnë jo vetëm gjeografinë dhe kulturën por edhe të ardhmen të dyja synojmë të jemi pjesë e një procesi euro-atlantik , dhe në këta aspekt e gjithë kjo frymë na obligon edhe për të pasur një konstruktive. Prishtina është e hapur që të jetë faktor stabiliteti.

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kosovës Ylber Hysa
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë ka pritur në takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa.
Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe rajon, për rëndësinë e zhbllokimit të proceseve integruese, për synimet e përbashkëta, për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në sferën e integrimeve euro-atlantike dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.
Pas takimit Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi për mediat ka deklaruar:
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që të takoj mikun tim të vjetër, z.Ylber Hysa që është Ambasador i Kosovës në Maqedoni. Biseduam për shumë çështje, biseduam për atë që është mirë të kuptohet në opinion se prezenca e Kosovës në Maqedoni është në frymë të stabilitetit, afërsisë, miqësisë dhe rregullimit të raporteve mes këtyre dy shteteve. Shfrytëzova mundësinë që të shprehë shqetësimet e partisë që drejtoj, jemi shumë të shqetësuar për bllokimin e procesit integrues, kjo jep shenja alarmante për mundësi të destabilizimit të brendshëm të Maqedonisë, në të njëjtën kohë sigurova ambasadorin se qasja ime dhe e partisë që drejtoj është krejtësisht konstruktive në këtë drejtim, ne do të mbështesim gjithkënd që do ta bëjë kompromisin në lidhje me emrin dhe do ta integrojë vendin në NATO ka përfunduar Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
Ndërkaq Ambasadori i Kosovës Hysa pas takimit ka deklaruar:
“Më vjen mirë që sot gjendem këtu në takim me zotin Thaçi dhe partinë që ai drejton PDSH-në, e cila gjithsesi është një faktor historik në rrjedhat politike të Maqedonisë, dhe unë isha këtu që të pajtohemi se Kosova dhe Maqedonia janë vende që ndajnë jo vetëm gjeografinë dhe kulturën por edhe të ardhmen të dyja synojmë të jemi pjesë e një procesi euro-atlantik , dhe në këta aspekt e gjithë kjo frymë na obligon edhe për të pasur një konstruktive. Prishtina është e hapur që të jetë faktor stabiliteti.

Kryetari i PDSH-së priti në takim raportuesit e BE-së për Balkanin dhe Maqedoninë Johnson dhe z.Petersen

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë priti në takim zyrtar raportuesin e BE-së për Balkanin perëndimor Jonas Johnson dhe raportuesin e BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë Perkel Petersen.Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, me theks të veçantë zhbllokimin e proceseve integruese të vendit, përkeqësimi i raporteve ndëretnike pas aksioneve të fundit policore, përkeqësimi i situatës ekonomike dhe sociale si dhe tema të tjera të karakterit politik.Përfaqësuesit e BE-së lavdëruan konstruktivitetin e PDSH-së dhe inkurajuan që të vazhdojë të kontribuojë edhe më tej në zhvillimin e proceseve demokratike të vendit. Ndërsa Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin se stërzgjatja e bllokimit të proceseve integruese ka shtuar jo stabilitetin e vendit. Ai më tej ka sqaruar që Maqedonia shënon regres të konsiderueshëm pothuajse në çdo sferë të jetës, vendi ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike dhe sociale, me numër rekord të të papunëve, me raporte të përkeqësuara ndër-etnike dhe ndër-fqinjësore, po ashtu vendi ka shënuar regres të konsiderueshëm edhe në pamundësimin e lirisë së fjalës dhe rënien e nivelit të demokracisë në vend.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *